• |
ide | kryesore

Ngritja e SPAK/ Gent Ibrahimi: Jemi pranë finalizimit, çfarë synojmë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi ka folur për News24 duke treguar detaje nga puna për ngritjen e SPAK, ose Prokurorisë së Posaçme.

Ibrahimi tha se ngritja e SPAK është pranë finalizimit dhe se në garë janë 15 kandidatë por se do diskutohet nëse SPAK mund të ngrihet me një numër minimal anëtarësh.

Ne sot nisim sezonin e ri të punës të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Padyshim që në fillim të këtij sezoni shpresojmë të finalizojmë procesin afatgjatë të ndërtimit të Prokurorisë së Posaçme. Ne në këtë moment, nga ai grup prej 15 prokurorësh që kemi përzgjedhur si kandidatë për në SPAK presim verifikimin e kushtit të fundit që është kalimi prej tyre i procesit të vettingut. 5 prej tyre e kanë kaluar plotësisht dhe mund të emërohen çdo çast nga ana jonë, sidoqoftë ne presim një numër të arsyeshëm. Se çfarë është ky numër i arsyeshëm do të jetë vendim i Këshillit”, deklaroi Ibrahimi.

 Ai tha se Këshilli do të mblidhet, do të gjykojë se çfarë është një numër i arsyeshëm.
Ne kemi një indikacion në Kushtetutë që flet për një numër prej 10 prokurorësh, ne dhe më herët kemi diskutuar që numri mund të jetë dhe më i pakët. Në marrjen e këtij vendimi, Këshilli do të thellohet duke parë ngarkesën aktuale të prokurorëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ngarkesën e pritshme të prokurorëve të SPAK. Ne kemi statistika të sakta për këtë, duke pasur parasysh portofolin e veprave penale që do të hetojnë prokurorët e SPAK-ut, portofolin e veprave penale që hetojnë prokurorët e Krimeve të Rënda, pra do të bëjmë një llogari të bazuar në shifra. Pra do të bëjmë një llogari të bazuar në shifra, për të dalë me një vendim se cili do të jetë numri optimal për ta nisur SPAK-un. Padyshim që pastaj që në muajt në vijim e në vitet në vijim, struktura do të plotësohet me prokurorë të tjerë por vendimi për fillimin do t’i mbetet Këshillit, bazuar në këto të dhëna që ne disponojmë”, theksoi Ibrahimi.



5 Comments

  1. Ne kemi një indikacion në Kushtetutë që flet për një numër prej 10 prokurorësh, ne dhe më herët kemi diskutuar që numri mund të jetë dhe më i pakët.

    ore po 1 ju duhet per te fut ne burg meten, berishen, bashen.

    Keta e kane fajin o Gento. Ka faj Rilindja valle???

    Termet termet je Gento, je gjigand, ia ke q….nonen,

    jeni te gjithe per ne biruce o KLP e krimit

  2. Ore to I spakut. Edrames me gjithe keto të tëra te bera e te pabera, gjiknurit,gjushit,lales, tahirit, beqes, ahmetajt a do ja u kilikosni pakez bolet?

  3. Aman o komunist i vogel. Mos e finalizoni kaq shpejt se ju kane ngel edhe ca ish hetues dhe ish sigurimsa te konvertuar ne prokurore jashte liste. Keshtuqe merreni avash ti fusni edhe ata muter neper lista qebte qelbet gjithe dynjaja bashke me qorrat nderkombetare

  4. Me ish pedagogun e Juridikut ne Shkoder (Sandrin) do e beni? Qe e din te gjith studentet e asaj shkolle qe ai merrte nga 200 euro per nje 7 ne provim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *