• |
ide | kryesore

Roma ‘rrëmben’ befasisht Mkhitaryan: çfarë dyshe me Kalinic

Sport



Ditë e fundit e zjarrtë merkato për Romën që ka shitur Schick tek Leipzig, ndërs ka bërë dy goditje të rëndësishme: Nikola Kalinic e surprizën Henrik Mkhitaryan. Dy sulmuesit janë zbarkuar në kryeqytet dhe po kryejnë vizitat mjekësore, përpara se të firmosin kontratën me verdhekuqtë. Kroati, i mbërritur nga Atletico Madrid, ka ardhur pak orë më parë se armeni, duke pozuar me shallin verdhekuq në aeroportin e Fiumicino: “Jam shumë i lumtur që jam kthyer në Itali” ka thënë ish-sulmuesi i Fiorentinës e Milan. Rreth orës 11 ka mbërritur edhe ish-fantazisti i Arsenal.

Një goditje e befasishme ajo për të sjellë Mkhitaryan në Romë, me drejtorin sportiv Petrachi, të aftë të punonte në fshehtësi për të mbyllur akordin me Arsenal. Huazim me të drejtën e blerjes për 30 vjecarin ish-Dortmund e Manchester United, që ka dëshirë të kthehet protagonist, pas një sezoni jo shumë pozitiv në Londër. Për të një pritje entuziaste nga ana e tifozëve, që i kanë tashmë pritshmëritë shumë të larta.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *