• |
ide | kryesore

Sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në Tiranë, më e larta…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vrulli i ndërtimeve në kryeqytet është më i larti, të paktën i dekadës së fundit, ndonëse popullsia është në rënie dhe kërkesa për të blerë një apartament është maturuar. Sipas të dhënave historike të INSTAT, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në 6 muajt e parë të 2019-s është më e larta që prej vitit 2011, kur Instituti i Statistikave i raporton të dhënat të ndara sipas qarqeve (shih grafikun).

Në 6 muajt e parë 2019, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi ishte 753 mijë metra katror, që i korrespondon një vlere të përafërt ndërtimi prej 224 milionë eurosh, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.

Kjo sipërfaqe është më shumë se dyfishi i rekordeve të mëparshme, të arritura në gjysmën e parë të 2014-s dhe të 2018-s.

E ngjeshur do të jetë sidomos dhe zona e qendrës së kryeqytetit, ku apartamentet do të shiten duke filluar nga 2,000-2500 euro për metër katror dhe zyrat mbi 2500-5000 euro/m², ndërsa maksimumi ka arritur në 4,000 euro/m2 për apartamentet dhe deri në 15 mijë euro/m2 për dyqanet. https://www.monitor.al/paradoksi-i-tregut-te-dyqaneve-ne-kryeqytet-tkurret-kerkesa-per-njesi-biznesi-cmimet-arrijne-deri-ne-15-mije-euro-m%c2%b2/

Sipas agjencisë Colliers International Albania, që vepron në industrinë e shërbimeve të pasurive të paluajtshme, sipërfaqja totale e parashikuar të ndërtohet gjatë 5 viteve të ardhshme (duke supozuar ecuri normale të ndërtimit) në zonat qendrore të Tiranës (projekte të një shkalle të caktuar) është vlerësuar të jetë rreth 538,000 m².

Ndërtimet pritet të jenë me ritme të larta për 2019-2021. Bashkia e Tiranës parashikon të mbledhë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja 3.2-4 miliardë lekë në vit, deri në vitin 2021, që i korrespondon minimalisht rreth 350-400 milionë euro investime në vit vetëm në sektorin e ndërtimit në kryeqytet.

Këto projekte po zhvillohen në një kohë që shtesa e popullsisë së kryeqytetit u përgjysmua në 2019-n. Sipas të dhënave të INSTAT, në 2019-n, në qarkun e Tiranës kishte gjithsej 895 mijë banorë. Ndonëse Tirana dhe Durrësi janë të vetmet qarqe që po rezultojnë me rritje, në kryeqytet në 2019-n u shtuan 11 mijë banorë, nga 21 mijë banorë vitin e mëparshëm. Edhe ky fluks që vjen nuk ka kapacitet për të blerë apartamente të shtrenjta. Operatorët e tregut thonë se prurjet e reja në qytet furnizojnë njëkohësisht tregun e qirasë dhe të shitjes, por ata i përkasin një fashe që kërkojnë çmime ekonomike, gjë që nuk përputhet me bumin e ndërtimeve luksoze dhe me çmime të larta.

“Po ndërtohet në mënyrë të frikshme jashtë çdo logjike tregu”, thotë Stela Dhami, partnere menaxhuese e Colliers International. Ajo shton se projektet po ndërmerren pa pasur një koncept të qartë për zhvillimin e logjikshëm të tregut. “Investimet janë të orientuara nga vendndodhja, pa parë potencialet zhvillimore, pasi perceptohet që risku është zero kur është vendndodhje parësore”.
Shqetësimi më i madh i operatorëve kryesorë në treg është se ndërtimet në zonën e Tiranës po bëhen pa studime empirike dhe pa u mbështetur në një analizë se si do të vijojë ecuria e kërkesës në Tiranë.

Operatorët e tregut, që nuk pranojnë të identifikohen, parashikojnë se do të ketë një bllokim të tregut të patundshmërisë në dy apo tre vitet e fundit, nxitur si nga rënia e kërkesës, edhe nga fryrja e çmimeve në raport me fuqinë blerëse në vend.



3 Comments

  1. Nje saktesim i vogel..

    Per te mbeshtetur analizen tuaj per kete ceshtje mos perdorni argumente ( zyrtare) qe nuk kane fare te bejne me te.

    ”’ ndonëse popullsia është në rënie dhe kërkesa për të blerë një apartament është maturuar.””

    Kete konkluzjon, instituti i statistikave e ka nxjerre per gjithe shqiperine dhe jo per Tiranen. Popullsia e Tiranes keto 4 vite eshte shtuar me 18.5% dhe cmimi i apartamenteve nuk eshte ‘maturuar’ por eshte ngritur me 6.7%.

  2. 0 ndertime ne tirane!

    0=zero

    Tirana, perkunder propogandes boshe te bashkise dhe trollsave te fugshpumit, eshte bere nje qytet i pajetueshem, niveli me i larte i ndotjes ne ballkan dhe EU, mungesa e hapesirave, transportit dhe rrugeve te komukimit, vendparkimeve perkunder numrit te banoreve per njesite administrative. Veshtiresite e qytetit jane te shumta , te perditshme dhe te pakalueshme.

    Qellimi paresor dhe kryesor i Lali Kellires eshte vjedhja masive e fondeve publike, korrupsioni per leje ndertimi ,pastrimi i parave. Shkurt lali kellira po ua merr shpirtin qytetareve te tiranes. nese do te perdornim terminologjine e partise dhe shokut enver, do te thoshim qe po ia pijne gjakun !
    Tirana eshte nje qytet qe te merr shume kohe per te levizur, ska transport, ka shume trafik, dhe te ofron ajrin, ambientin me te ndotur, zhurmen me te madhe , kaosin me te madh, sherbimet me te keqija, cmimet me te shtrenjta. Ska asnje te perbashket me qytetet europiane.

    1. Kush nuk e do Tironën,të zhduket nga erdhi,,,pordhë poçash le ti shesin ke shpia babës,jo nëpër forume,,,,,edhe new yorku,,,full pallate ka,por nuk nigjun piçkëllonja me mener teje,,,,,,na u bonë të gjithë mjeshtra,,,,,,sdinë me hongër bukë,,dalin japin ene men,,,me kaptinën si veden

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *