• |
ide | kryesore

Tërmetet/ PD e Korçës: Rama i gënjeu banorët e Flloqit, ku do ta kalojnë dimrin?

Lajme, Të fundit

Dega lokale e Partisë Demokratikë në Korçë ka reaguar në lidhje me vizitën e ditës së shtunë të kryeministrit Edi Rama në fshatin Flloq, ku u premtoi banorëve të prekur nga tërmetet ringritjen e shtëpive para ardhjes së dimrit.

këtë të hënë që të ndiqen penalisht zyrtarët që po abuzojnë me vlerësimin e banesave në fshatrat që u dëmtuan nga tërmeti. Deklarata vjen pas vizitës në fshatin Floq të kryeministrit Rama. Ai premtoi se para dimrit asnjë nga banorët nuk do jetë më në çadra.

Në një deklaratë për mediat, anëtarja e Kryesisë së PD-së, Ledina Alolli, shprehu dyshime mbi këtës premtim të shefit të qeverisë, duke vënë në dukje se nga 200 shtëpi të rrënuara, për një periudhë gati 3-mujore, është ndërtuar vetëm një banesë , ndërkohë që janë në proces 4 të tjera.

Nëse prej qershorit dhe deri sot, është ndërtuar vetëm një shtëpi dhe janë në proces edhe katër të tjera, kush të beson ty dhe plaçkëbërësit e tu në bashki, se do të ndërtosh edhe mbi 200 shtëpi të tjera, në një afat kaq të shkurtër dhe për më tepër, kur dimri i ashpër është në prag?”, shkruhet në reagim.

Po ashtu, PD e Korçës i ka kërkuar Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimin për shpërdorim detyre ndaj anëtarëve të komisionit të vlerësimit të dëmeve në Bashki, si edhe kundrejt personave përgjegjës në institucionin e Prefektit, duke pretenduar për trajtim preferencial dhe kilentelist të banorëve në kërkim të strehimit.

DEKLARATE E DEGËS LOKALE TË PD-së TË KORÇËS

Procesi i vlerësimit të dëmeve,korruptiv,PD e Korçës kërkon të ndiqen penalisht zyrtarët abuzues.

Bashkë me vjeshtën në Floq,një prej zonave më të prekura nga vala e tërmeteve të qershorit,erdhi edhe i pari i qeverisë,për të poshtëruar dhe tallur banorët,që fatkeqësia natyrore ju shkatërroi gjithçka.

Pasi shëtiti, me kuriozitetin e turistit rrugëve të fshatit të varfër, ku Rilindja e tij Urbane nuk ka mbërritur ende, pasi çeta e Komitetit Ekzekutiv dhe mbetjet e Sigurimit të Shtetit, larguan hallexhinjtë, mos i prisnin rrugën dhe në censurë të plotë mediatike, kryeministri, kryegënjeshtari dhe kryegaztori Edi Rama, premtoi se të gjitha shtëpitë e rrënuara nga tërmeti, do të ndërtohen para dimrit.

Para dimrit?

Po vjeshtën me rreshje shiu dhe bore,ku do ta kalojnë mbi 1 mijë burra, gra, pleq, fëmijë,të sëmurë dhe invalidë?

Mbi gërmadhat që la pas tërmeti?

Në kasollet e bagëtive,ku kaluan gjithë verën,apo në klasat e shkollës së fshatit,ku për pak ditë do të vijnë nxënësit?

Nëse prej qershorit dhe deri sot, është ndërtuar vetëm një shtëpi dhe janë në proces edhe katër të tjera, kush të beson ty dhe plaçkëbërësit e tu në bashki, se do të ndërtosh edhe mbi 200 shtëpi të tjera, në një afat kaq të shkurtër dhe për më tepër,kur dimri i ashpër është në prag?

Si do t’i ndërtosh,kur komisionet e vlerësimit të dëmeve të bashkisë së Korçës, janë jashtë çdo afati ligjor për të mbyllur proçesin, mbi të cilin ka gjurmë skandali, abuzimi dhe korrupsioni?

Dega lokale e PD të Korçës,i kërkon Prokurorisë,të nisë menjëherë hetimin kryesisht,për shpërdorim detyre,për anëtarët e komisionit të vlerësimit të dëmeve të bashkisë dhe personave përgjegjës në insitucionin e Prefektit.

Ky grup zyrtarësh, duhet të përgjigjet penalisht,pasi kanë përjashtuar nga procesi, për arsye politike dhe klienteliste dhjetra familje,duke favorizuar,sipas denoncimit publik të banorëve, kundrejt rryshfetit, ata që kanë shtëpi të dytë,apo nuk janë në nevojë emergjente për strehim!

Se si i ka gjetur mbi 2 miliard lek,Belinda e rrugëve të florinjta dhe Haki Çako,roja e plantacioneve të drogës, dhe cila është proçedura e ndjekur ndaj kompanive të përfshira,ky është një tjetër aspekt,ku mungesa e transparencës ,krijon bindjen për abuzim dhe përfitim të paligjshëm,të atyre,që duan të mbushin xhepat edhe në ekstremin e fatkeqësisë.

Dega lokale e PD të Korçës,e shqetësuar për dramën,që ka mbërthyer familjet e pastreha në Floq,denoncon me forcë çdo zvarritje burokratike apo më keq akoma ,korruptive të proçesit të rindërtimit të shtëpive,të cilat do ishin shmangur sigurisht,nëse qeveria,do të kishte shpallur gjendjen e emergjencës,ashtu si ne kërkuam ,qysh në krye të herës!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu