• |
ide | kryesore

Transferim në emision live: Wanda Nara braktis Tiki Taka për të mbyllur akordin e Icardi me skuadrën e re

Sport

Telenovela Mauro Icardi-Inter ka mbërritur në serinë e fundit. E ajo u luajt live në ekranin e Mediaset gjatë emisionit Tiki Taka, me Wanda Nara që në orën 00:40 është dashur të braktisë studion për “një impenjim pune”. Dicka ka lëvizur në merkato dhe bashkëshortja agjente e sulmuesit ka dhënë një informacion: “Janë dy skuadra në Europë. U fol edhe për Boca Juniors, por është e vështirë”. Të gjithë treguesit në fakt të cojnë tek Psg. Parisienët janë sulur drejt Mauritos, duke parë dëmtimet e Mbappé e Cavani e zikaltrit kanë lënë të hapur mundësinë e huazimit: Marotta e Leonardo janë pranë akordit.

Vendos si gjithnjë dëshira e Icardi, që deri tani ka këmbëngulur për qendrimin, por në orët e fundit është bindur të fillojë një aventurë të re jashtë Italisë. Gjithcka të bën të mendosh se do të arrihet mirëkuptimi, ndoshta edhe rinovimi që zikaltrit kërkojnë përpara huazimit, deri në 2022. Kjo do ti lejonte Inter të administrojë pas një viti Icardi, pa patur presionin e humbjes me parametër zero.

Në fund, Wanda ka sqaruar edhe dicka në lidhje me padinë e ngritur nga Icardi, ndaj drejtuesve të Inter: “Çështja? Në rast të largimit, do të rrëzohet. Kam një raport të mirë me shoqërinë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu