• |
ide | kryesore

VIDEO/ Aksidenti i rëndë në Thumanë, Policia jep detajet e para

Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti që ndodhi rreth një orë më parë në aksin rrugor Laç- Fushë-Krujë, në afërsi të rrethrrotullimit të  Thumanës .

Nga njoftimi paraprak i Policisë, mësohet se automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin me inicialen S.I.,   është përplasur me një mjet  tip “Volksvagen”.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur drejtuesi S.I., pasagjerët në mjetin e tij, shtetasit O.I. dhe H.I., si edhe drejtuesi i mjetit tip Volksvagen, shtetasi U.D., të cilët gjenden jaashtë rrezikut për jetën.

Të lënduarit janë nisur për në Spitalin e Traumës Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *