• |
ide | kryesore

VIDEO/ Fermerët e Korçës në protestë, hedhin prodhimet në rrugë: Bashkia na ka mbyllur tregun

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mëngjesi i kësaj të hëne i ka gjetur në protestë me dhjetra fermerë të tregut të fruta-perimeve në qytetin e Korçës.

Shkak për zhvillimin e kësaj proteste është bërë vendimi i Bashkisë për të mos lejuar fermerët që të shesin me pakice në territorin e tregut të shumicës,pas hapjes së Markatës së re, me arsyetimin e shmangies së konkurrencës së pandershme.

Tregtarët janë grumbulluar duke bllokuar unazën e qytetit, që ka sjellë për pasojë rradhë të gjata  mjetesh dhe kaos në trafik. Në shenjë proteste, tregtarët kane hedhur prodhimet në rrugë.

“Kemi 20 vite që punojmë. Sot na është bllokuar hyrja në treg nga Bashkia. Duam të drejtën tonë! Duam të shesim, nuk kemi të ardhura të tjera! Bashkia nuk na sqaron dhe  na ka mbyllur derën në kulmin e prodhimit”, – u shpreh për mediat një prej protestuesve.

 

 

 

https://youtu.be/dFCmaYk_K-o



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *