• |
ide | kryesore

Brexit/ Deputeti konservator ndërron kah, Johnson humb shumicën në Parlament

Planet



Deputeti britanik në kampin e konservatorëve, Philip Lee, i është bashkuar Partinë së Demokratëve Liberalë, teksa kryeministri Boris Xhonson përballej në “Westminster”  me “rebelët” e forcës politike që drejton, në lidhje me procesin e Brexit-it.

Legjislatori Lee vendosi të bashkohet me kundërshtarët pikërisht kur Johnson po mbante një ligjeratë para parlamentarëve. Kjo zhvendosje nënkupton se kreu i ekzekutivit britanik nuk e gëzon më shuëmicën në Parlament, që do të përkthehej me humbje në rast se do të votohej një mocion mosbesimi.

Lee u shpreh se “qeveria po ndiqte një proces dëmtues në lidhje me Brexit-in, shumë larg parimeve, duke vënë në rrezik jetët e njerëzve dhe mirëqenien e tyre”.

Kryeministri Johnson, nga ana tjetër, u tha parlamentarëve se ai donte arritjen e një Brexit-i të negociuar me Bashkimin Evropian, duke këmbëngulur se procesi ka shënuar përparime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *