• |
ide | kryesore

Champions, Juventus përjashton Mandzukic e Emre Can

Sport



Merkato është mbyllur tashmë dhe Juventus e ka të qartë se duhet të administrojë një problem aspak për tu anashkaluar. Problemi i mbipopullimit në skuadër nuk është zgjidhur, gjë që do të thotë se ndonjë kampion do të do të jetë i detyruar ta shohë Champions League në tribunë. Brenda mesnatës së sotme bardhezinjtë duhet të dorëzojnë listën Uefa e ajo do të ketë dy përjashtime luksi. Një mesfushor e një sulmues. Emre Can duket se mund të jetë i sakrifikuari numër 1 në mesfushë, por rrezikojnë të mbeten jashtë edhe Bentancur e Ramsey ende jo në maksimum. Përpara është e sigurtë zgjedhja e Maurizio Sarri për të “përjashtuar” Mandzukic.

Në mbrojtje “shpëton” Rugani, duke parë dëmtimin e rëndë të Chiellini, që do të humbasë pjesën më të madhe të sezonit. Emrat për të aprovuar do të jenë 22 sepse Uefa parashikon një listë deri në 25, por katër duhet të jenë rritur në akademinë e klubit dhe bardhezinjtë kanë vetëm Carlo Pinsoglio.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *