• |
ide | kryesore

Dash Shehi: Protestat do jenë më të mëdha dhe më agresive. Opozita duhet të rregullojë raportin me ndërkombëtarët

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi mendon se rruga e protestës mbetet kryesorja për opozitën shqiptare, në kushtet e krizës politike. Gjatë emisionit “Top Talk” në Top Channel, Shehi paralajmëroi se protestat e opozitës do të jenë më të mëdha dhe më agresive.

“Unë mendoj që rruga e protestës është kryesorja. Opozita ka shumë ‘armë’, ka prezencën mediatike, raportin me ndërkombëtarët, raportin me qytetarët. Por kjo opozitë si e jona, e cila është jashtë institucioneve, jashtë zgjedhjeve, jashtë të gjitha pushteteve, armën më të madhe ka rrugën. Kjo do të mbetet kryesorja. Sigurisht që protestat do të jenë edhe më të mëdhja dhe më agresive, por ndërkohë që do i ofrojmë shqiptarëve edhe një platformë jo vetëm se si dilet nga kjo krizë, por si do të jetë Shqipëria e së nesërmes”, deklaroi Shehi.

Përveç platformës për shqiptarët, aleati i Lulzim Bashës theksoi se opozita duhet të krijojë një raport të ri me ndërkombëtarët, të cilëve duhet t’u shpjegojë më mirë se çfarë ndodh në vend. Si dhe të jetë më e zëshme në mbështetjen për reformën në drejtësi.

“Ne kemi për detyrim t’i shpjegojmë ndërkombëtarëve se çfarë po ndodh në Shqipëri. Unë e shoh që nuk e kuptojnë pasi janë nën presionin e Edi Ramës. E dyta është qe ne t’i krijojmë ndërkombëtarëve idenë, që duhet t’ua krijojmë të gjithë shqiptarëve, që ne jemi alternativa. Një tjetër pikë është që ne jemi për reformën në drejtësi. Unë jam për reformën në drejtësi. Jam i bindur që Edi Rama po e kontrollon reformën në drejtësi. Pse po e kap, sepse është ky, ky, ky, të gjitha veglat e Edi Ramës. Ne brenda opozitës duhet të kuptojmë se ndërkombëtarët kanë agjendën e tyre, që është reforma në drejtësi”, tha Shehi.

3 Comments

  1. MOS U NXITONI , KENI KOHE , 2025 ESHTE LARG .
    A JU QIFSHA MENDJEN KUR TE KEM NGE I THONE KESAJ PUNE , OPOZITE LESHI .
    KJO QEVERI KURVE DUHET TE KISHTE RA ME KOHE POR ME JU SI OPOZIT PASKA YMER DEKADA

    1. Puna është more mik që kurvat të mos blejnë kurvarët e tju a marin votën si tju teket.
      Opozita nuk ësht bajlozi që me një të rënë të shpatës do ja presë kokën kuçedrës.
      Kur të dalin qindra mijëra e të protestojnë kundër kësaj qeverie, atehere mund të rëzohet ajo e jo duke ndenjur kafeneve e duke sharë opozitën se pse nuk më shpëton mua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu