• |
ide | kryesore

Dhomat e zhveshjes së PSG në rrezik: Neymar i tërbuar për mungesën e kthimit tek Barcellona

Sport

I trishtuar, i tërbuar dhe i dëshpëruar. Ishin këto epitetet që përshkruajnë më mirë gjendjen shpirtërore të Neymar pas transferimit të munguar tek Barcellona. Sipas burimeve pranë lojtarit, kampioni brazilian ende nuk e beson bllokimin që i bënë sheikët e Psg, duke i dështuar kthimin në Katalonjë, për më tepër që spanjollët kishin plotësuar cdo kërkesë të parisienëve (150 milionë, huazimin e Dembélé e shitjet e Rakitic e Todibo).

Një burg i artë. Kjo është ajo që përfaqëson tashmë Parisi për Neymar, që ka bërë gjithcka për tu kthyer tek Barcellona e të riniste një karrierë që në dy vitet e fundit, edhe për shkak të dëmtimeve, ka ndërprerë ngjitjen e tij në majën e futbollit. Vetë sukmuesi, për të evituar të kalonte një tjetër sezon nën Kullën Eiffel, ishte i gatshëm të paguante 20 milionë euro nga xhepi i tij, por veprimi nuk i ka thyer pronarët pasanikë të klubit, që ngritën një mur të pakalueshëm. Si raporton katalanasja ‘Sport’, O’Ney nuk gjen paqe për një vendim që rrezikon të shpërthejë në dhomat e zhveshjes, ku ajri rreth brazilianit është i pakonsumueshëm. Divorci është shtyrë vetëm për verënm e ardhshme, edhe pse 9 muaj, si i vecuar në shtëpi, duken pambarim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu