• |
ide | kryesore

Ditmir Bushati në “Vetëvendosje”? Albin Kurti: Dua të bashkëpunoj me të

Lajme, Të fundit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, ka folur për herë të parë për zërat që janë artikuluar në Tiranë, se Ditmir Bushati do të marrë drejtimin e degës së kësaj partie në Shqipëri. I pyetur në emisionin ‘Tempora’, në RTV Ora, Kurti tha se gëzon një respekt të veçantë për Bushatin dhe do dëshironte të bashkëpunonte me të, por qendra e Vetëvendosjes në Tiranë sipas tij, ka autonominë e vet dhe ai nuk përfshihet.

Pjesë nga biseda:

Albin Kurti: Unë nuk di që zoti Bushati, për të cilin kam shumë respekt është bërë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Qendra e Vetëvendosjes këtu në Shqipëri e ka autonominë e vet. Nuk ua kam zgjedhur unë as Enisul Starovën drejtor bordi, as drejtor organizate Bojken Abazin, as Hysamedin Ferrajn, Elvis Hoxhën e Orges Hazizajn e shumë të tjerë.

Gazetarja: Mund të jetë momentumi kur një lëvizje prej Kosove të ketë një lider prej Shqipërie apo e kundërta?

Albin Kurti: Nuk e dyshoj që mund të ketë qenë me qëllim të mirë, por i përket organizatës dhe aktivistëve këtu të vendosin se si do të ecin tutje dhe me kënd. Unë besoj se më shumë është lajm interesant sesa studim analizë, apo informacion i ndokund.

Gazetarja: Ju do të kishit dashur ta kishte Bushatin në Vetëvendosje?

Albin Kurti: Unë dëshiroj të bashkëpunoj me të, por se çfarë forme merr ajo nuk më përket mua.

3 Comments

  1. Me ne fund degjova nje interviste ku i ftuari eshte i pjekur dhe i ekuilibruar. Nuk i bishtnon asnje pyetje; nuk i ngertheshet gazetarit; eshte i qete dhe ne zoterim te plote te asaj qe thote; eshte realist edhe pse e quan veten romantik. Me pak fjale nje interviste, qe edhe kur nuk je dakort me ate qe thuhet, ne fund te saj nuk ke nevoje as per kamomil, as per paracetamol. Keshtu flet dikush qe nuk ka asnje nevoje ta fshehe ate qe mendon. Albini eshte disi i rralle ne kete pike.

  2. Boll me kete vemjen imorale dhe hajdute qe kerkon te jete neper media. Ky maskulli pedopasiv qe ka video sesi e keqperdorin ne menyre kafsherore dy zezake ne Brazil nuk duhej qe te dilte nga derra e shtepise jo me te na shitej per disident. Ka bere namin me vjellje dhe korrupsion kur ishte ne MEPJ, coni KLSH per auditim te drejtorise se pergjithahme te sherbimeve mbeshtetese me ish-drejtore, blerta kardazei (kusherire e gruas se ditziut) e cila ishte kryeseksere dhe tani e ka cuar kryekonsulle ne Stanboll.

  3. Nëse shqiptarët e Shqipërisë londineze vuajnë akoma nga tentakulat e sistemit komunist diktatorial, shqiptarët e përtej kufujve në ish Jugosllavi, kanë vuajtur dyfish nga dy diktatura.
    Diktatura nacional shoviniste e pushtuesve sllavë e diktatura komuniste .
    Që të luftosh kundër korrupsionit, nuk je bindës nëse “respekton” bartësit e krimit diktatorial komunist të kamufluar me retorikë demokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu