• |
ide | kryesore

Dokumenti/ Prokuroria nis hetimet për faturën 900 euro/nata që “Fusha SHPK” i pagoi Maznikut

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Përgjithshme është vënë në lëvizje pas kërkesës publike të Partisë Demokratike për të marrë nën hetim nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku i cili ka pranuar që kompania “Fusha SHPK” t’i paguajë hotelin gjatë një udhëtimi në Barcelonë.

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar asaj të Tiranës për të siguruar të dhëna mbi përfitimin e paligjshëm për Maznikun, pas denoncimit se Fusha shpk, i ka paguar një faturë hoteli 908 euro nata, gjatë një vizite në Barcelonë. Në një shkresë zyrtare drejtuar Prokurorisë së Tiranës, janë dërguar për vlerësim ligjor të dhënat e publikuara nga mediat online.

“Duke marrë shkas nga publikimet e fundit në media, ju dërgojmë për vlerësim ligjor të dhëna të printuara nga media online ku përfshihen dyshime në lidhje me përfitimin në mënyrë të parregullt të dhuratave prej funksionarit të administratës publike, shtetasit Arbi Mazniku”, – shkuhet në letrën zyrtare.

Më herët Partia Demokratike u shpreh përmes zëdhënëses Ina Zhupa, se duke përfituar nga Fusha shpk, Mazniku ka ndikuar në dhënien e tenderëve të Bashkisë së Tiranës kësaj kompanie të cilat në katër vite llogariten 40 milionë euro.





4 Comments

  1. Pse nuk bejne nje hetim dhe per E Veline Doli ne foto qe ishte ne Rome i shoqeruar nga nje bisnesmen qe merr tendera nga bashkia .. po te hetohet del dhe ketij kush ja ka paguar hotelin dhe shpenzimet….. apo mazniku eshte karremi qe mos ndihet me pd….. Lulit po ti hedhesh shukun me euro e mbyll gojen

  2. Ore po si ka mundesi qe kjo shqiptarja.com nuk te punlokon asnje postim nese cenon mediokritetin e Bollinos?! Vetem nese ka lavde per te si super i zgjuar etc. pordhi kali ne der te hanit… beni ndonje gje ore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *