• |
ide | kryesore

Elisa Spiropali flet me gjuhën e Ramës: Meta pjesë e skenarit për të destabilizuar Shqipërinë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me vendimet dhe dekretet e ndërmarra nga Presidenti Ilir Meta.

E ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24, Spiropali u shpreh se Meta e ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët dhe se ka qenë pjesë e një skenari për destabilizimin e Shqipërisë. E pyetue për një emër të ri që mund të jetë pretendent për vendin e Presidentit, ministrja tha se si fillim do të bëhet hetimi përkatës në Komisionin Hetimor Parlamentar.

“Ne nuk rendim për të shkelur afatet, nuk e kemi diskutuar emrin e ri, nuk jemi në atë fazë. Aktualisht është ngritur komisioni për hetimin e dekreteve të Presidentit, do vazhdojë procesi i hetimit dhe Parlamenti do votojë.

Pastaj, i takon Gjykatës Kushtetuese të vendosë, por për ne është shumë e qartë se Meta e ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët dhe ka qenë pjesë e një skenari për të destabilizuar Shqipërinë. Nuk ka përfaqësuar interesin e popullit në asnjë çast,”– deklaroi Spiropali.

Partia Socialiste nisi procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, teksa ky i fundit nuk njohu zgjedhjet e 30-qershorit, në të cilat maxhoranca garoi e vetme duke marrë pothuajse të gjitha bashkitë.

Meta nxorri dekretin e ri dhe vijon thirrjet për zgjedhje të tjera më 13 tetor. Me rinisjen e sesionit të ri parlamentar pritet të merret vendimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve. Ndërkohë që pritet vendimi i BE-së për statusin kandidat të Shqipërisë.

5 Comments

  1. po pse pak e ka destabilizuar deri tani? sot e kuptoi spiropalla qe meta destabilizon shqiperin? te gjith kan qen destabilizues qe nga Salehu, Meta, Rama dhe dy cerrat Mona me Bashen. te gjith pa perjashtim duan destabilizim, se ujku mjegull do. posht kjo klas politikanesh e korruptuar. rroft shqiperia.

  2. Nuk do kete me president ,por vetem sekretar te pare te -Komitetit Qendror te Partise Soci-haleiste-dhe ky dojete -Edvin Kristaq Rama Drogaxhiu.

  3. Shikoni kush eshte klasa politike ne shqiperi, Balla, Berisha,,Meta, Basha,Ndoka,Mediu, Dule,Idrizi,Murrizi,,Ruci dhe lista vazhdon, dhe ju doni qe Shqiperia te beje perpara dhe te hyje ne Europe. Harrojeniiiii nqs nuk zgjoheni nga gjumi dhe ta pastroni ate vend nga keta njerez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu