• |
ide | kryesore

Justin Bieber flet hapur për depresionin dhe varësinë ndaj drogës

Paparazzi, Slider



Justin Bieber ka shkruar një ese emocionale duke folur hapur për historinë se si kaloi “personi më i urryer në botë” falë një sërë “vendimesh të këqija” që ai ka marrë në të 20-tat e tij.
Ylli, i cili u zbulua nga menaxheri i muzikës Scooter Braun kur ishte vetëm 13 vjeç, pranoi se ka përdorur drogë dhe se ka abuzuar me marrëdhëniet e tij
“U bëra i indinjuar, duke mos respektuar gratë, dhe duke u distancuar nga njerëit që më donin”-shkruan ai.

Ylli Kanadez, i cili ka qenë i sinqertë për luftërat e tij për shëndetin mendor, shpjegoi se si lavdërimet e vazhdueshme që ai mori në adoleshencë i kishin deformuar perspektivën e tij për jetën. “Unë isha një djalë 13-vjeçar që vija nga një qytet i vogël i cili papritur adhurohesha nga gjithë bota, me miliona vetë që më thonin se sa më donin dhe sa i madh isha”, tha ai. “Ti i dëgjon këto gjëra dhe si i rin që je vërtetë fillon t’i besosh vërtetë ato”.Ishin të tjerë që bënin gjithçka për mua, kështu që unë kurrë nuk mësova bazat e përgjegjësisë”-shpjegoi ai në Instagram.

“Unë mora çdo vendim të gabuar dhe kalova nga një nga njerëzit më të dashur dhe më të adhuruar në botë tek personi më i tallur, i gjykuar dhe i urryer në botë”.

“Ndonjëherë madje mund të arrish në pikën ku nuk dëshiron as të jetosh më. Aty ku ndihesh sikur nuk do të ndryshojë kurrë kjo situatë. Më janë dashur vite për t’u larguar nga të gjitha këto vendime të tmerrshme, për të rregulluar marrëdhëniet e prishura dhe për të ndryshuar sjellje” -shkroi ai. “Për fat të mirë, Zoti më bekoi me njerëz të jashtëzakonshëm që më duan. Tani jam duke shijuar sezonin më të mirë të jetës sime: Martesën.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *