• |
ide | kryesore

Mesazhi prekës i Sir Alex për CR7: “Të shoh e më dukesh ende djaloshi që …”

Sport



Cmimi i 10 në dhjetë vjet. Cristiano Ronaldo ka bërë rrugë të gjatë drejt Carlos Lopes Pavilion në Lisbonë, për të marrë cmimin si shënuesi më i mirë portugez i vitit. Një trofe i dominuar në këtë dekadë nga CR7, që vazhdon të respektojë me të njëjtën dëshirë e përkujdesje si 9 të parët.

E sa për ta bërë ceremoninë të vecantë, organizatorët i kanë bërë një dhuratë speciale Cristiano Ronaldos. Ashtu si bën të ditur SportBible, së bashku me cmimin ka ardhur edhe një videomesazh i një ish-trajneri të portugezit. E jo një çfarëdo, por mësuesi i madh i CR7. Vitet kalojnë, por si dëshmojnë fjalët e skocezit, afeksioni i Sir Alex Ferguson për 5 herë Topin e Artë nuk humbet aspak. “Përgëzime për një rezultat madhështor e për mbrëmjen e bukur që do kalosh në Portugali. Më vjen keq që nuk mund të jem aty me ty, por të shoh e rishoh tek ty djaloshin 17 vjecar që erdhi tek Manchester United. Shoh si je rritur, si njeri, por edhe si sportist i jashtëzakonshëm”.

Shumë komplimente për lojtarin, por edhe më shumë për njeriun që ai është. Ferguson, që ka ndarë dhomat e zhveshjes me personalitete të rëndësishme si Cantona, Keane e Giggs, nuk e ka fshehur kurrë preferencën e tij për CR7. Një shembull për tu ndjekur në fushë dhe jashtë. “Dua të them dicka ty, mamasë tënde, gjithë familjes e fëmijëve të tu: ke bërë shumë mirë. Ishte një kënaqësi për mua të të njihja, të punoja me ty e të të shihja të rriteshe e të bëhesh lojtarin që je. Zbavitur dhe përgëzime” përfundon Ferguson. Një përqafim, edhe pse virtual, që vlen më shumë se një cmim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *