• |
ide | kryesore

Nuk ka lexuar kurrë, por shkroi një libër që rezulton më i shituri në Itali

Stil



Botimi “Brirët  rrinë mirë tek gjithçka” i Giuia De Lellis, ka korrur një bum shitjesh, ndonëse autorja ka deklaruar se nuk kishte lexuar kurrë një libër në jetën e saj

Shumë lexues i janë drejtuar Amazon për të prenotuar librin nga De Lellis, i cili do të dalë në treg vetëm 17 shtatorin e ardhshëm, por falë rezervimeve të shumta tashmë është ngjitur në renditjen e librave më të shitur në Itali.

Duhet talent, aq shumë talent sa të jesh në gjendje të bësh diçka pa e provuar kurrë më parë. Sidoqoftë Giulia De Lellis ka shkuar aq larg, duke bërë që opinioni publik të ndahet në dysh: nga njëra anë, ka nga ata që nuk mund të presin të lexojnë tregimin dhe sekretet që ndikuan në romanin e saj, ndërsa në skajin tjetër, ka nga ta që refuzojnë ta klasifikojnë librin e saj si letërsi.

De Lellis ndiqet nga 4 milionë njerëz në rrjetet e saj sociale dhe ata mund të jenë pikërisht blerësit e mundshëm të librit të saj.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *