• |
ide | kryesore

Palmer zbulon 3 objektivat e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor

Arkiva, Lajme, Të fundit



I ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, që po zhvillohet në Slloveni. Sikurse raportojnë mediat ndërkombëtare dhe ato sllovene tema e Forumit është “Ballkani Perëndimor –Evropianizimi, Demokratizimi”.

Gjatë fjalës së tij Palmer ka shprehur mbështetjen e plotë të SHBA për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në, duke zbuluar dhe tre objektivat e SHBA:

1. Mundësimin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut;

2. Mundësimin e dialogut Serbi- Kosovë dhe gjetjen e zgjidhjeve për problematikat kryesore;

3. Bërjen e Bosnjes dhe Herzegovines një shtet funksional.



3 Comments

  1. Ky e zgjidhi krizen me opoziten e re qe deklaroj se zgjedhjet e 30 qershorit jane te lira dhe demokratike cfar krizash kerkon tani te zgjidh ky apo ka ngecur ne rjetat e peshkaqenit sorosian

  2. Mr Palmer , do negocioje me ..mazhorancen dhe opoziten me perfaqesues kujtim giuzin dhe zj . HAJDARI me qellimin per ti dhene zgjidhje problemit qe sjell mungesa e zgjedhjeve te lira dhe demokratike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *