• |
ide | kryesore

Polemika në Francë për zgjedhjet e Deschamps: thërret lojtarin që nuk luan nga maji

Sport



Dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë teknikun e kampionëve të Botës Didier Deschamps, që është përfshirë edhe nga kritika në lidhje me zgjedhjet e tij për të zëvendësuar kampionë të padiskutueshëm si Kylian Mbappe apo Paul Pogba, që do të mungojnë në kualifikueset e Francës kundër Shqipërisë dhe Andorrës. Dëmtimi në kavilje i mesfushorit të Manchester Unitedm në barazimin 1-1 kundër Southampton, ka bërë që tekniku Deschamps të thërrasë Matteo Guendouzi. Lojtari është vlerësuar për formën që po kalon tek Arsenal, djaloshi i ri ka qenë titullar i rregullt në përfaqësuesen Under 21 që kur u bashkua me Arsenal, por nuk kishte marrë kurrë thirrje për skuadrën e parë.

Në krah të zgjedhjes së Deschamps është fakti se Guendouzi ka luajtur titullar në të katër ndeshjet e para të Premier League, ndërsa më zhurmë ka bërë zgjedhja e teknikut për të zëvendësuar Aymeric Laporte, fillimisht në listën kundër Shqipërisë dhe Andorrës. Kur mbrojtësi i Manchester City, që edhe pse nuk luan rregullisht, është preferuar ndaj yllit të West Ham Diop, për dy ndeshjet kualifikuese të Gropit H, zhgënjimi për lojtarin e Hummers dhe kritikëve të Deschamps ka qenë i madh. Por edhe kur Laporte pësoi dëmtimin në gju, në fitoren kundër Brighton, 22 vjecari është injoruar nga tekniku që ka thirrur rezervën e Barcelonës Samuel Umtiti, edhe pse lojtari nuk luan një ndeshje kompetitive që nga muaji maj. 25 vjecari ka luajtur vetëm 13 ndeshje sezonin e kaluar, por sic duket ky nuk është një problem për Deschamps.

SKUADRA E FRANCES
Portierë: Alphonse Areola (PSG), Hugo Lloris (Tottenham), Mike Maignan (Lille)

Mbrojtës: Léo Dubois (Lyon), Benjamin Pavard (Bayern Munich), Clément Lenglet (Barcelona), Samuel Umtiti (Barcellona), Kurt Zouma (Chelsea), Raphaël Varane (Real Madrid), Lucas Hernandez (Bayern Munich), Lucas Digne (Everton)

Mesfushorë: Blaise Matuidi (Juventus), Steven Nzonzi (Galatasaray), Matteo Guendouzi (Arsenal), Moussa Sissoko (Tottenham), Corentin Tolisso (Bayern Munich)

Sulmues: Wissam Ben Yedder (AS Monaco), Kingsley Coman (Bayern Munich), Nabil Fékir (Real Betis), Olivier Giroud (Chelsea), Antoine Griezmann (Barcelona), Jonathan Ikoné (Lille), Thomas Lemar (Atletico Madrid)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *