• |
ide | kryesore

Premier League ndryshon merkaton: klubet e tjera Europiane të favorizuara

Sport

Premier League është gati të bëjë një hap pas, dy vite pasi zgjodhi të ishte ndryshe nga vendet e tjera të kontinentit përsa i përket merkatos së futbollit. Nga viti i ardhshëm mbyllja e fushatës së shitblerjeve do të unifikohet me atë të pjesës tjetër të Europës. Sipas Daily Mail, në fakt, klubet angleze janë ndjerë të dëmtuara nga mbyllja e merkatos në 8 gusht, një ditë para nisjes së kampionatit. Mbledhja e ardhshme e klubeve në mesin e shtatorit duhet të zyrtarizojë kthimin, që në fakt do të votohet në nëntor. Cështja duket vetëm formale, sepse ata që udhëheqin të pakënaqurit janë 5 nga 6 të mëdhenjtë (Manchester City, Manchester United, Arsenal, Liverpool e Tottenham, kundër është vetëm Chelsea) përvec Leicester. Për tu kthyer në origjinë duhet shumica absolute, ose më saktë 11 vota në 20.

Ndërsa në pjesën tjetër të Europës trajnerët janë ankuar se dritarja e merkatos është shumë e gjatë e për pasojë lojtarët shpërqendrohen, duke kërkuar reduktimin, në Angli po vlerësojnë të kundërtën. Shumë penalizuese, gati tre javët më pak në merkato, krahasuar me kampionatet e tjera. Zgjedhja angleze për të mbyllur dritaren, përpara nisjes së kampionatit është e pëlqyer nga pjesa kryesore e trajnerëve, që mund të punojnë kështu me një grup të përcaktuar, por është e qartë se kalendari i ngjeshur britanik i zbret në fushë skuadrat shumë shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu