• |
ide | kryesore

Prerja abuzive e druve në Shkodër, policia ndalon tre persona

Lajme



Pak para ardhjes së stinës së dimrit, qytetarët kanë nisur të sigurojnë drutë në mënyrë të paligjshme.

Policia njofton se janë proceduar 3 shkodranë për prerjen në mënyrë të paligjshme të 30 m³ lëndë drusore.

Të proceduarit janë shtetasit A.N., A.C. dhe R.K. si dhe shtetasi Z.GJ., me detyrë inspektor i pyjeve. Ky i fundit nuk ka ushtruar kontroll në zonën që mbulon.

“Janë proceduar penalisht për veprat penale ”Fshehja e të ardhurave” dhe ”Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kapën në flagrancë gjatë operacionit në bjeshkët e Domnit të Njësisë Administrative Postrribë duke transportuar me kamionët e tyre në drejtim të Shkodrës lëndën drusore, për të cilën nuk dispononin dokumentacion përkatës”,- informon policia.

Procedimi i tyre u bë në kuadër të finalizimit të operacionit “Maranaj”, për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *