• |
ide | kryesore

Profil/Billie Eilish, adoleshentja më e përfolur e momentit në muzikë (FOTO)

F1, Paparazzi



Billie Eilish mund të jetë vetëm 17-vjeç, por ajo aktualisht është një nga këngëtaret më të njohura në botë.

Ajo së pari fitoi famë në 2016 me publikimin e single-it të saj të parë “Ocean Eyes”. Më pas publikoi albumin e saj të parë ‘When We All Fall Asleep, Where Do We Go?’ në vitin 2019. Deri më tani, këngëtarja ka 10 cmime vetëm në Shtetet e Bashkuara.

-Billie bëri një koment kohët e fundit kur ajo tha për ‘Rolling Stone’ se nuk mund të imagjinohet të jetojë për të parë të tridhjetat e saj. Në mënyrë të veçantë, ylli i ri tha që nuk dëshiron të mbush 27 vjeç. “Unë kurrë nuk do të jem 27 vjeç – shumë e vjetër,” tha ajo. Disa fansa e gjetën komentin si të pahijshëm, duke marrë parasysh reputacionin e frikshëm të ‘Klubit Njëzet e Shtatë’, i cili përfshin yje si Kurt Cobain dhe Amy Winehouse.

-Këngëtarja ka pranuar të ketë disa ndjenja jo aq të këndshme ndaj vetvetes, pavarësisht suksesit në industrinë e muzikës. “Unë me të vërtetë, me të vërtetë, me të vërtetë e urrej veten time”, tha ajo për  Genius.

-Billie me të vërtetë u dha fansave të saj diçka për të folur kur ajo hoqi thonjtë e saj të rremë 2 cm të gjatë gjatë një prej koncerteve të saj të fundit. Ajo ndau pasojat në mediat sociale duke postuar një foto me gishtin e saj të përgjakur. Megjithëse ajo tha që do të kishte mjaft akrilikë pas incidentit të dhimbshëm.
-Kur Billie lëshoi ​​‘Wish You Were Gay’ në vitin 2019, shumë fansa menduan se Billie ishte pjese e LGBT. Sidoqoftë, kur u bë e qartë se ajo nuk ishte, këngëtarja u akuzua për përdorim të komunitetit LGBTQ për të promovuar këngën e saj. Duke folur për Pop Buzz, Billie u përgjigj duke thënë: ‘ Ndjehem sikur ka qenë pak e keqinterpretuar. Unë u përpoqa aq shumë sa të mos e bëja në asnjë mënyrë fyese. ” Ajo shtoi se kënga ishte menduar të merrej si një “shaka”.

-Billie ka qenë e hapur për problemet me shëndetin mendor. “Depresioni ka kontrolluar çdo gjë në jetën time … Kam qenë gjithmonë një person melankolik,” tha ajo gjatë një interviste me Beats 1. “Ndjehem sikur ka disa njerëz që, në mënyrë neutrale, ata janë të lumtur.”

-Duke pasur parasysh se si ajo u bë e famshme praktikisht brenda natës, shumë fansa supozojnë se Billie po jeton ëndrrën.”Eshtë e bezdisshme,”  tha ajo për Rolling Stone. “Unë kam këtë gjë të mrekullueshme para meje, dhe nuk dua ta urrej atë. Dhe nuk e urrej atë. Por unë i urrej disa pjesë të saj ”.

-Billie kurrë nuk synonte që kënga e saj e parë ‘Ocean Eyes’ të bëhej hit. Ajo dhe vëllai i saj i madh Finneas i shkruajtën këngën mësuesit të saj të vallëzimit, i cili donte të koreografonte diçka për të. Por kur e ngarkuan këngën në SoundCloud, ajo kaloi virale brenda natës. Ajo madje kishte një miliardë prurje në Spotify përpara se të dilte albumi i saj i parë.

-Billie ka të ngjarë të mos jetë “atje ku ajo është sot pa ndihmën e vëllait të saj 22-vjeçar Finneas, i cili ka shkruar dhe prodhuar pjesën më të madhe të punës së saj. Pavarësisht se jeton në dukje nën hijen e saj, Finneas ka pasur vetëm gjëra pozitive për të thënë për motrën e tij të vogël. “Unë e kam dashur çdo minutë që kam kaluar [deri tani] duke regjistruar, shkruar dhe duke luajtur me motrën time,” i tha ai më parë revistës Paper. “Ajo është aq e talentuar. Ajo më ka mësuar aq shumë se si të jem një artist i vërtetë, dhe si të ekzekutosh vizionin tënd dhe të jem vërtet një interpretues i jashtëzakonshëm.”

-Një kohë mbrapa, adresa e saj u zbulua në internet. Si rezultat, fansat tepër entuziastë filluan të shfaqen në shtëpinë e fëmijërisë së Billie, e cila u trondit. “Ishte vërtet traumatizuese,” i tha ajo Rolling Stone për incidentin. “Unë nuk ndjehem plotësisht e sigurt në shtëpinë time ”.

-Billie ka pranuar që e urren të qeshurën. “Unë e urrej të qesh. Kjo më bën të ndjehem e dobët dhe e pafuqishme,”  tha ajo per Harper’s Bazaar në vitin 2017. “Unë kam qenë gjithmonë ashtu; nuk buzëqesh në asnjë fotografi. Nëse shikon Instagramin tim, unë kam një fytyrë  dhe mendoj se thjesht dukem e trishtuar gjatë gjithë kohës. ”

-Billie është bërë më e hapur në lidhje me luftën e saj me Sindromën Tourette, e cila bën që ajo të ketë tik të përsëritura dhe shpesh të rastësishme. “Unë i kam mësuar vetes mënyra për të shtypur tiket e mia dhe teknika të caktuara për t’i ndihmuar [reduktuar] ato kur nuk dua të shpërqendrohem në situata të caktuara,” zbuloi ajo dikur në internet për gjendjen e saj.

-Fillimisht Billie nuk mendoi se ajo do të bëhej muzikante. Përkundrazi, ajo filloi si një balerine dhe shkruante vetëm këngë për të shoqëruar koreografinë e saj. “Unë përfundova duke u lënduar dhe nuk isha në gjendje të kërceja për një kohë të gjatë,” ajo ka thënë për arsyen pse u largua nga vallëzimi, raporton Nicki Swift.

Burim:Rolling Stone, Nicki Swift, Genius, Paper Magazine, Harper’s Bazaar

Përshtati në shqip: Enxhi Cuku

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *