• |
ide | kryesore

Rrëfimet e Wenger dhe problemet për të harruar Arsenal: “Jam i kënaqur që mbijetova”

Sport


Në moshën 70 vjecare ka nga ata, që, pas një jete në punë, mezi presin të shijojnë pensionin. Koha e lirë, familja, pasionet, gjëra që gjatë jetës në punë janë lënë disi pas dore, pak a shumë, në mënyrë të ndërgjegjshme. E pastaj është Arsene Wenger, që një vit pas largimit përfundimtar nga Arsenal, nuk po reziston dot më larg fushës. Francezi, që në 22 vjet mes Highbury e Emirates, kishte një kontratë me Gunners …me kohë të pacaktuar, nuk e pranon dot se ka një jeta pa pankinë. E rrëfimin e bën për BeIN Sports.

“Nuk arrij të bashkëjetoj me faktin që nuk do të jem më në një pankinë”. E qartë dhe direkte, në kohën kur duket ndërgjegjësimi se ditët si menaxher mund të kenë mbaruar. Por ekzistojnë edhe role të tjerë ndaj të cilave Wenger është i hapur. “Mund edhe të mendoj një rol tjetër, dua të jem në gjendje të provoj edhe njëherë intensitetin e një kompeticioni”. Një mit i futbollit si Arsene mund të jetë efektiv për shumë skuadra edhe vetëm si drejtor i zonës sportive. Por oferta, si ajo e PSG, kanë ardhur dhe fakti që francezi nuk i ka pranuar tregon se vazhdon ende të jetë i fiksuar me …pankinën.

Wenger shpjegon sa e komplikuar ishte të largohej nga Arsenal pas 22 vjetësh. “Nuk mendoja kurrë se do të më duhej të largohesha nga Arsenal e të shkëputesha totalisht nga klubi. Por mu desh të shpikja një jetë të re”. Një jetë të re të kënaqshme, por deri në një farë pike. Arsene vazhdon ti mungojë dicka. Emocioni. “Ndonjëherë ndihesh i hidhëruar, sepse nuk e ke më atë emocion që kishe më parë”. Por të gjitha historitë, edhe ato të bukura si ajo mes Profesorit e Arsenal, kanë një fund. “E unë jam i kënaqur që mbijetova. E them në sensin poztiv, sepse të kalosh 22 vjet në një klub është një arritje e jashtëzakonshme”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *