Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, bëri me dije se me fillimin e vitit të ri shkollor do të hyjnë në fuqi rregullat e reja të qarkullimit. Automjetet që furnizojnë dyqanet nuk do të qarkullojnë në fashën e orarit 07:00-09:00.
Kjo bëhet me qëllim për të shmangur trafikun e rënduar në Tiranë.
“Për të gjithë qytetarët dua t’i ftoj që të zbatojnë rregullat e reja të qarkullimit që do të hyjnë në fuqi nga data 16 shtator, nuk do të ketë furnizim çimçakizash dhe patatinash nga ora 7 me 9, se besojmë që kalamajtë janë më të rëndësishëm sesa patatinat. Kështu që do njoftoheni me një urdhër të posaçëm për të gjithë oraret e reja dhe do t’i japim prioritet qarkullimit”, tha Veliaj.
Furnizimet te behen naten Erion.
Se po na cajne trapin ata te furnizimit me uje e te kosit.
Lejohen vetem ata qe bejne furnizmin me pará……