• |
ide | kryesore

Sa kushton shtëpia e Ramës në Surrel? Basha nxjerr shifrat (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, kundrejt të cilit drejton gishtin e përgjegjësisë për “grabitjen e Shipërisë bashkë me kriminelët dhe oligarkët”.

Në një postim të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Basha shkruan se përgjatë qeverisjes 6-vjeçare të Ramës, çdo premtim, “projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve”.

“Shtëpia luksoze në Surrel kushton mbi 2 milionë euro.”- shkruhet në një video-mesazh të publikuar bashkëngjitur postimit nga kryedemokrati, ku është shkëputur një fragment nga një deklaratë e bërë nga shefi i qeverisë pak kohë më parë lidhur me “pushimet dhe lëvizjet jashtë vendit për punë private”.

Mesazhi i Bashës

Edi Rama është artist i mashtrimit. Gjithçka që ka premtuar, gjithçka që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur dhe grabitur bashkë me kriminelët dhe oligarkët. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.

Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit. Mashtrimeve dhe gënjeshtrave të Hajdutit Psiqik ju ka dalë boja.#HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një postim në Facebook, ku akuzon kryeministrin Edi Rama për hajdut. Sipas Bashës, çdo projekt i Ramës është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *