• |
ide | kryesore

U konsiderua “dështimi më i madh i BE”, Mogherini nis “predikimet” para largimit

Lajme, Planet

Përfaqësuesja e lartë në largim e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka bërë një tjetër apel për afrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor me Unionin, në koherencë me qendrimet e saj të deritanishme në cilësinë e shefes së diplomacisë evropiane.

Sipas kryediplomates, është në interesin e qartë të BE-së që Ballkani të bëhet pjesë e saj.

Të gjithë e dimë se ky është një proces i gjatë, një proces i ndërlikuar, gjithmonë interesant dhe i gjallë, që do të marrë kohë. Do të duhet shumë zgjidhje problemesh, shumë angazhim politik nga të gjitha anët me vendosmëri. U deshën 25 vjet për ta zgjidhur çështjen e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tani kjo është arritur, falë guximit, udhëheqjes, këmbënguljes dhe falë mbështetjes dhe inkurajimit të vazhdueshëm të Bashkimit Europian”, është shprehur Mogherini nga Komisioni Evropian, ku ka shërbyer si numri 2, pas presidentit po ashtu në largim Jean-Claude Juncker.

Duke iu referuar tërthorazi Kosovës, Mogherini u shpreh se pajtimi duhet të jetë në krye të axhendës, ndonëse nuk ka përmendur idenë tashmë “të varrosur” njëherë e përgjithmonë të këmbimit të territoreve me Serbinë, për të cilën shprehu dakordësi që në krye të herës.

Sipas Mogherini-t, ka ardhur koha të hidhet një hap përpara drejt bashkimit të familjes europiane, me mençuri dhe qëndrueshmëri.

2 Comments

  1. Jo vetem deshtim por edhe turpi B.E. Mbeshtetse e drogaxhinjeve dhe e Serbise per ndarjen e Kosoves. Ne djall me gjith Hane e Flekeshtejn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu