• |
ide | kryesore

Uragani i fuqishëm Dorian drejt SHBA, në Bahamas la 5 të vdekur (VIDEO)

F1, Planet



Uragani “Dorian”, një nga më të fortët të regjistruar në Atlantik është përplasur me të gjithë forcën në Bahamas. Një zonë e madhe e Marsh Harbon, një qendër prej 6.000 personash në Ishujt Abaco, është nën ujë dhe banorët e dëshpëruar kërkojnë strehim pasi shtëpitë e tyre janë dëmtuar. Numërohen 13 mijë shtëpi të shkatërruara. Bilanci është të paktën 5 viktima, përfshirë një fëmijë 8-vjeçar që u mbyt pasi uji pushtoi shtëpinë e tij. Kryeministri Hubert Minnis: “Tragjedi historike, dëme të paprecedenta”.

Ministri i Jashtëm i ishujve Darren Henfield foli për “dëmet katastrofike” duke shtuar: “Ne kemi të dhëna për disa të vdekur, për trupa të parë në rrugët e ishujve të Abacos, por ne ende nuk jemi në gjendje të konfirmojmë këto indikacione derisa t’i shohim me sytë tanë”.

Gjendja në Grand Bahama, ku një pjesë e ishullit është nën ujë, është përcaktuar si “katastrofike”. Kjo gjë është konfirmuar nga Kwasi Thompson, ministër përgjegjës për Grand Bahama për qeverinë e Bahamas, duke raportuar dëmet e shkaktuara nga stuhia, shkruan News 24.

“Dorian” është uragani i dytë më i fortë i regjistruar ndonjëherë në Atlantik pas Allen në 1980. Kryeministri Hubert Minnis tha “Lutuni për ne”.
Ishujt Abaco, në Bahamas, janë nën ujë pasi uragani ka goditur gjithashtu në veri të arkipelagut të Karaibeve, me erëra që fryjnë me 185 milje në orë, ose 297 kilometra në orë, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve (NHC) me seli në Miami, Florida.

Një video e xhiruar në Town of Cooper, në Ishujt Abaco, tregoi valë që përplaseshin dhunshëm në tokë, duke dërguar spërkatje të mëdha përgjatë bregdetit. Karolina e Jugut evakuon tërë bregdetin për shkak të uraganit Dorian.

Guvernatori i Karolinës së Jugut Henry McMaster ka urdhëruar evakuime të detyrueshme për të gjithë bregdetin e shtetit në pritje të uraganit Dorian. Urdhri prek një milion njerëz.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Trump: Lutemi për banorët e Bahamas
“Lutemi për banorët e Bamahas, të goditur si asnjëherë më parë nga një stuhi e kategorisë 5, me erëra mbi 320 kilometra në orë”, ka shkruar presidenti amerikan Donald Trump në Tëitter. Ndërkohë janë bërë evakuimet e detyrueshme për mbi 148 mijë njerëz në Florida në Saint John County në pritje të Dorian. Alarmi është dhënë në disa zona të shtetit, përfshirë Jacksonville.

Gjendje e jashtëzakonshme në Virxhinia
Guvernatori i Virxhinias, Ralph Northam, shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të uraganit Dorian. Sipas anketave të fundit, brigjet e Shtetit do të preken nga uragani. “Impakti i mundshëm i Dorian përfshin përmbytje të mundshme në zonat bregdetare, erëra dhe ndërprerje të zgjatura të energjisë”, tha Northam.

Ndërkohë, Kryqi i Kuq Amerikan po përgatitet të ndihmojë 60,000 njerëz në Florida, Xhorxhia, Karolina e Jugut dhe Karolina e Veriut. Tashmë 2.600 njerëz në Florida kanë gjetur strehim në strehëzat e vendosura nga Kryqi i Kuq Amerikan, i cili po kërkon dhurime gjaku dhe dhurime ekonomike për t’u përballur me urgjencën.

Të paktën 1.275 fluturime u anuluan në Florida, shumica e tyre në Fort Lauderdale. 990 fluturime janë anuluar deri më tani, sipas faqes FlightAëare, midis aeroporteve të Orlandos, Miamit, Ft. Lauderdale dhe Palm Beach.

Mbyllen shkollat në zonat më të ekspozuara të Floridas. Shkollat në zonën e Miamit, të mbyllura të hënën për Ditën e Punës, gjithashtu do të qëndrojnë të mbyllura të martën. Shkollat në qarqet Duval, Brevard dhe St. John u mbyllën të martën dhe të mërkurën.



1 Comment

  1. padrejtesia ne sistemin boterore,te zhvillimit ,jo me rregull mas jo sipas nevojes ,por deshires,se dissave tani ndollemi perball sfidave,,termeteve vullkaneve shkatrrimit,,qe tani nxit ndjermerin per te kuptuar vlersuar ndare dhe pranuar me te miren dobishmen ,per te gjith me funksionalen me qartesuesen me gjalleruesen ,sot keta ngjarje te shkaktuar nga vet njeriut,sjell kuptimin per nje menyre te re jetese te pershtateshme me termetet vullkanet ,dhe menyren e qeverisjes ,then ndryshe gjitha sistemet e jetes,qe te zbuten humbjet dhimbjet ,dhe rritet shpresamiresia ne mezin njerzore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *