• |
ide | kryesore

Video/ Tifozi bie nga 25 metra, në stadium, mbi vajzën 13 vjeçare: pamjet janë tronditëse

Sport, Video



Tragjedia mund të kishte ndodhur në Brazil gjatë ndeshjes mes San Paolo e Gremio. Gjatë ndeshjes, e vlefshme për javën e 17 të Brasilerao, një tifoz i skuadrës vendase ka rënë nga 25 metra nga unaza e tretë në të parën, pikërisht mbi një vajzë 13 vjecare, që ndodhej në sektorin e poshtëm. Të dy kanë mbetur mrekullisht të paprekur e, me përjshtim të ndonjë gërvishtje, janë mirë, ashtu si ka informuar klubi paulist.

Iago de Melo Rios ka folur më pas për aventurën e tij të frikshme për mikrofonët e ‘TV Integração’, duke rrëfyer me detaje, ato caste terrori ku e pa veten pranë vdekjes. “Duke qenë lart, barriera më arrinte pak e shumë tek kërthiza. Trupi im peshonte përpara e nuk e di përse, nuk arrita ta kontrolloj. Pranë meje ishte një person që tentoi të më kapte, por nuk ia doli. U tremba dhe ndjeva një dhimbje të madhe, po pa humbur asnjëherë vetëdijen. Jam mirë, kam ca gërvishtje, por asgjë të thyer”.

https://www.youtube.com/watch?v=u1MoD-EMPCw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *