• |
ide | kryesore

Zbardhet debati në Komisionin e Ekonomisë, deputeti kapet keq me Ahmetajn: Mos më fol mua ashtu…

Lajme, Të fundit



Mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë, ku u diskutua dhe u votua në shumicë për rrëzimin e 4 prej dekreteve të kthyera në Kuvend nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, u shoqërua me debate mes përfaqësuesve të opozitës parlamentare dhe të mazhorancës.

Kreu i këtij komisioni, ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj,  ndërpreu mbledhjen që në nisje, pasi deputeti i opozitës Alban Zeneli, hyri në sallë,  dhe pas replikave mes tyre, ka refuzuar të ulet për të asistuar në diskutimin e tryezës.

Në këto rrethana, Ahmetaj gjykoi se duhej ndërprerë mbledhja deri në normalizimin e situatës.

Gjatë mbledhjes, Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar 4 dekretit e Metës, për privatizimet, për konçesionet, për Partneritetin Publik Privat, për dhënien me koncesionin të rrugës Orikum-Dukat dhe për konçesionin e rrugës Milot-Balldren, për të cilat Presidenti ka dhënë argumente për kosto të fryra dhe cënim interesash.

Pjesë nga debati:

Ahmetaj: Më fal, juve jeni anëtar i këtij komisioni?

Zeneli: Jo qytetar i thjeshtë, marr pjesë

Ahmetaj: Alban, ose ulu ose si qytetar .. ose në këmbë nuk flitet. Ulu, merr pjesë në komision është kënaqësi, bë pyetje. Atë e di unë, të lutem Alban po deshe ulu, vazhdo bë pyetje ngrë cështje.

Zeneli: Herë tjetër mos më thuaj mua kush je ti. S’do pyes ty unë ça do them. mos fol me mua kush je ti kush jam unë.

Ahmetaj: Z.Deputet.. ulu në tryezë edhe ngri cështje sa të duash.

Zeneli: aaa ashtu po. Po nuk do të pyes ty, do ulem apo s’do ulem

Ahmetaj: Unë e mbyll komisionin deri kur të vendoset rregulli

Zeneli: Mos more…



5 Comments

  1. ky Zeneli nga ata te listave shtes eshte? nga niveli intelektual si nga ata duket. duket sikur po shkon ke banja lokalit te lagjes. me shum mundesi donte te shkonte ne banj, po ka ngatarru deren dhe eshte fut ne nje komision te rastit dhe u kap me ahmetajn se mendonte se ahmetaj ishte ne rradhe me duket. sa banal e sa halabak njerez qe mban ai parlament. njerez qe sdin ca eshte komunikimi dhe etika. eshte ber parlamenti me keq se nje stall lopesh. shik ket kok penisin, shif gjuzin e murrizin. dhe ne i paguajm me taksat tona keta loqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *