• |
ide | kryesore

Raporti i ODHIR, si pasqyrë e rregjimit që po instalohet

1, Ide



Askush nuk ka pritur të lexojë konkluzionet përfundimtare të OSBE-ODHIR-it për të kuptuar se votimet e 30 qershorit ishin një farsë.

Madje edhe vetë ata që i organizuan, votuan, numëruan, vëzhguan, shpallën rrezultatet dhe uzurpuan bashkitë, janë të ndërgjegjshëm për maskaradën moniste që prodhuan.

Në këtë kuptim, sado të ashpra, brutale dhe të padëgjuara më parë të jenë gjetjet e raportit të publikuar së fundi, ato nuk përbëjnë risi për askënd. Ato nuk i thonë shqiptarëve asgjë më tej për parodinë e votimeve lokale.

Lexo më tej:

Del raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR: E vërteta e 30 qershorit

Por, nga ana tjetër, ndonëse ky raport nuk na tregon asnjë fakt që nuk e dinim për 30 qershorin, ai ka një rëndësi të veçantë pasi është i pari skanim serioz ndërkombëtar, që flet me detaje dhe në imtësi për një shtet të kapur.

Votimet dhe procesi i tyre janë vetëm maja e ajbergut. Ajo që qëndron poshtë është një parti që kontrollon gjithçka, një shtet ku nuk vepron ligji, por urdhëri, një mjedis ku nuk gjen më asnjë instititucion të pavarur, një sistem oktapodi që ka asfiksuar ç’do gjé.

Le ti marrim me radhë.

KQZ vizatohet si një institucion, i politizuar që e interpreton ligjin si të dojë madje në mungesë koherence me vendimet e saj të mëparshme.

Ajo anatemohet se nuk pranoi si komisionerë përfaqësuesit e ligjshëm të opozitës duke i mbushur komisionet me militantë të PS-së që ishtin të pabesueshëm për vëzhguesit e huaj.

Ajo kryqëzohet se legjitimoi pjesmarrjen në zgjedhje të opozitës fallco jashtë afateve ligjore dhe pa i kërkuar nënshkrimet e nevojshme.

Por, KQZ, nuk është i vetmi institucion ku vëzhguesit kanë vënë re dorën e hekurt te Rilindjes. Ata flasin për presione mbi administratën publike dhe punonjësit e ndërmarrjeve shtetërore gjatë procesit zgjedhor, duke arritur në përfundimin se punësimet sipas kritereve politike bien ndesh me dokumentin e Kopenhagenit të OSBE.  

Ata hedhin hije dyshimi mbi prokurorinë e cila qëndroi pasive gjatë një procesi karrikaturë ku u shkel fshehtësia e votës.

Ata dërrmojnë gjyqtarët e kolegjit zgjedhor të cilët lihet të kuptohet se i morrën vendimet nën presionin e procesit të vettingut.

Ata flasin për një organizatë që vepron si bandë shtetërore, pasi nuk i lejoi vëzhguesit të merrinin pjesë në mbylljen e votimit, duke i kufizuar mbikqyrjen e procesit të numërimit dhe tabelimit (pikërisht aty ku pati akuza se u shtua artificialisht numri i pjesmarrësve pasi votat në kuti nuk korrespondonin me ata që kishin votuar).  

Ata shprehin habi se si mund të shkelet ligji me të dyja këmbët dhe të ngadhënjejë urdhëri, për të mos e botuar në fletoren zyrtare, siç obligon ligji, dekretin e presidentit për zhvillimin  e zgjedhjeve në 13 tetor.

Pra, po të lexohet me kujdes, ky raport, ndoshta më i ashpri që pas zgjedhjeve kriminale të 1996, nuk merr peshë se ka evidentuar votime në grup, presione mbi votuesit, ndryshim të përqindjeve, moskontrollm të shenjës në gisht, apo persona që shkonin më shumë se në një kuti. Të tilla konkluzione do të ishin të mjaftueshme për ta quajtur 30 qershorin edhe jo të lirë edhe jo të ndershëm.

Por fatkeqësisht këtë nuk ka njeri që tashmëi nuk e ka marrë vesh.

Prandaj vlera e këtij dokumenti është se na dëshmon për shumë më tepër sesa kaq. Ai na flet për një shtet të copëtuar nga thundrat e një partie, ku edhe KQZ, edhe komisionet vetëm me socialistë, edhe administrata dhe ndërmarrjet publike edhe prokuroria edhe gjykatësit e trembur nga vettingu, janë të kapur prej saj.

Dhe në këtë kuptim ai nuk bën pasqyrën e të dielës së fundit të qershorit, por radiografinë e një shteti të sunduar në mënyrë autokratike.

Vetëm i lexuar në këtë dimension ai merr vlerën e tij të vërtetë.

Vetëm duke dekriptuar votimet lokale, si pasqyrë të degradimit që i ka bëtë vendit rilindja, ai i jep të huajve dhe shqiptarëve një panoramë të plotë të rregjimit që po instalohet.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. O Bushat!mos harro qe fajtori dhe bashkepunetori kryesor i instalimit te ketij sistemi eshte Lulzim Basha me paaftesine e tij,kushdo tjeter po te ishte ne vend te tij do te hynte ne zgjedhje dhe do te bente nje fushate bindese duke u mbeshtetur edhe ne skandalet e shumta te rilindjes dhe do ti fitonte ato bindshem,por Basha eshte nje deshtak dhe frikacak i lindur qe i trembet zgjedhjeve dhe i ndikuar edhe nga gazetare si puna jote,Shullakut,Lubonjes,Zhejit etj.te cilet e perkrahet dhe e nxitet ne rrugen ekstremiste te bojkotit dhe revolucionit,e çoi opoziten drejt vetvrasjes duke i lene Rames pushtet absolut,pra nuk ka faj Rama qe ka kundershtar te dobet,ka faj Basha qe po na e ben Ramen mbret…

  2. Të gjitha ato faje që ja ngarkon Bashës për votimet skandaloze të 30 qershorit bien poshtë nëse OSBE-ODIR do të kishte përmendur në raportin e tij edhe faktin që mediat botërore botuan përgjimet me ndërhyrjet skandaloze të krimit në zgjedhjet e mëparëshme.
    E lexova raportin e OSBE e aty vlerësimi është bërë vetëm për votimet e 30 qershorit pa u përmendur shkaqet se pse opozita u tërhoq nga këto zgjedhje dhe pse i pati dorzuar mandatet e parlamentit.
    Nga mënyra se si e gjykon këtë proçes skandaloz, duket se je ndonjë ushtar i Astrit Patozit, por raporti ka nxjerrë të paligjshëm edhe regjistrimin e partisë së tij e raporti zhvlerëson me këtë edhe marrëzitë që ke shkruajtur këtu.

      1. futja pordhes kot. xhafa gramozi mor bir i harrove, rama mor te keqen qe hiqet si viktim kur ka qene vet pjese. po thuaj rroft evropa qe na e futi sa krahu

  3. I paemer 11:12, ne baze te zullumeve qe kane bere, mendoj se Rama eshte kampioni i se keqes, me rekorde te paarritshme ne cdo fushe.

  4. Basha ka shume faje, por ne rastin konkret eshte i pafajshem. Ato qe thote i paemei i ores 01:01, jo vetem qe qendrojne, por Basha duhet te pergjigjet edhe per rrugen e kombit e cila doli me pak se 20 milion euro km sepse doli shume e lire ne krahasim me rruget e rilindoreve. Fajtor per cdo gje eshte Basha, rilindja eshte e virgner. Deri me tani nuk ka pervetesuar asgje

  5. Jo vetëm fenomenet shoqërore por edhe ato natyrore klasifikohen me shkallë të ndryshme të ndikimit të tyre. Ashtu siç kategorizohen tërmetet, uraganet, zjarret etj nga shkalla një deri në shkallën më të lartë të dëmeve që mund të shkaktojnë, ashtu kategorizohen edhe sistemet politike e politikanët dhe cilido njeri.
    Duke filluar që nga kategorizimi i njerëzve të thjeshtë e deri tek njerëzit më të shquar të çdo fushe, nuk mund të gjesh kurrë dy njerëz, qoftë edhe dy binjakë që të jenë identikë në çdo drejtim e kështu mund të thuhet edhe për “komunistët”.
    Në tragjedinë e zgjatur gati 5 dekadash të diktaturës staliniste që përjetoi Shqipëria, padyshim që fajin më të madh e kanë ata që u antarësuan në PP, por është idioteske që ti barazosh të gjithë antarët e asaj partie njëlloj si kriminelë.
    Sistemi diktatorial komunist që përjetoi Shqipëria, ishte një sistem monist, pra një sistem që të gjitha hallkat e shtetit i kishte në dorë një diktator e një parti.
    Por duke qenë se Shqipëria pati ate sistem shtetëror diktatorial një partiak, duhet ta kemi të kjartë se jo të gjithë shqiptarët që u antarësuan në Partinë e Punës, janë njëlloj përgjegjës për krimet.
    Padyshim që fajet më të mëdha i pati diktatori Hoxha që persekutoi e vrau jo vetëm antikomunistët, por edhe bashkëpuntorët e tij më të ngushtë.
    Nëse i hyhet një statistike të plotë të krerëve të PP, në fund të diktaturës, na del se shumica dërmuese e komandantëve të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, me të cilën krenohet e majta shqiptare, u eleminuan nga diktatori.
    Pra diktatura enveriste veproi në mënyrë kriminale me të gjithë shqiptarët ,
    Enveri zhduku jo vetëm elitën nacionaliste antikomuniste shqiptare, por zhduku edhe njerëzit e tij të afërt familjarë e shokët e rinisë që e kishin njohur për së afërmi e ja dinin të gjitha horllëqet e rinisë e po kështu veproi edhe me komandantët e brigadave partizane.
    Ndërmjet bashkëpuntorëve që zhduku, është naive të mendohet se të gjithë ata ishin të pafajshëm, përkundrazi disa prej tyrë ishin më të zellshëm në krime sesa shefi i tyre.
    Enveri si çdo diktator burracak, jetonte me paranojën e frikës e “xhelozinë” për cilindo që ja kalonte edhe në krime, nga frika se ata mund ta zbrisnin nga karrigja e pushtetit të pakufizuar.
    Ndërkaq ideollogjia komuniste si fillozofi, nuk duhet të na bëjë që të akuzojmë cilindo idealist të kësaj fillozofie, si kriminel.
    Ideali për të sjellë barazinë shoqërore e marjes në mbrojtje të shtresave të varfëra në luftë kundër të pasurve, është një ide në dukje humane e joshëse për pjesën më të madhe të një populli të varfër, por në këtë idealizë u abuzua në mënyrë kriminale me idenë e “diktaturës së proletariatit”.
    Është fakt historik, se asnjë diktator komunist nuk ka ardhur nga shtresa e “proletarëve”, shtresa e të varfërve, ose kanë qenë të shtresës së mesme , ose ish të pasur.
    Diktatorët komunistë kanë përzgjedhur vërtetë në aparatin qeverisës edhe nga shtresa e varfër, por edhe këta janë seleksionuar ndërmjet më xhahilëve e injorantëve e me prirje kriminale.
    Është fakt gjithashtu, se në Shqipëri gjatë kohës së diktaturës enveriste, ju pre plotësisht mundësia e një disidence të organizuar politike.
    Të mos harojmë se nga shtresa e ish elites intelektuale të para Luftës së dytë botërore, pothuajse asnjë fëmij i familjeve të kësaj shtrese, nuk e pati mundësinë e arsimimit.
    Edhe ata idealistë të majtë që nuk pajtoheshin me sistemin diktatorial kriminal, pamvarësisht se u antarësuan në Partinë e Punës, këtë e bënë vetëm që të kryenin shkollat e larta për të realizuar ëndrat e tyre të së ardhmes.
    Është abuzuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë këtyre viteve të gjata të tranzicionit, me propogandën se edhe në partitë e djathta u aktivizuan ish antarë të Partisë së Punës, intelektuale të fushave të ndryshme, me pretendimin se edhe ata janë komunistë.
    Por si mund të vihet shenja e barazimit midis dhetra mijrave antarë të thjeshtë të PP që një pjese realativisht e madhe e tyre nuk bënin pjesë në makinerinë kriminale të persekutimit diktatorial, qoftë edhe me një spiun apo oficer të thjeshtë të ish Sigurimit famëkeq ?
    Barazohet një inxhinjer, fizikant, matematikant apo mjek që ka qenë antar i thjeshtë partie, duke u akuzuar si “komunist”, njëlloj me ministrat e mbrendshëm të diktaturës komuniste apo antarët e Byrosë së PPSH e antarët e KQ të PPSH, e të gjithë oficerët e sigurimit apo juristë më të zellshëm në krime sesa shefat e tyre.
    Mora shkas për të bërë këtë koment, pas komentit të mësipërm se mjeku i shquar Berisha që dorzoi teserën e PP para 30 vitesh e u vu bë krye të lëvizjes demokratike, quhet “komunisti më i vjetër në qarkullim”
    Jo more birçe jo
    “Komunistë” në kuptimin pezhorativ të fjalës me të cilën abuzohet kaq shumë, janë edhe brezi i tretë i bijve apo nipërve të ish funksionarëve të lartë të shtetit diktatorial enverist, që akoma edhe sot nuk kanë kërkuar ndjesë për krimet e gjyshërve e baballarëve të tyre e na hiqen si “socialistë të moderuar perëndimore”, për të mos shkuar tek persona që vazhdojnë të jenë në krye të shtetit e politikës shqiptare, ndonëse kanë qenë edhe deri ministra të diktaturës komuniste.

    1. Po pse je lodhur kaq shume duke shkruar roman vetem e vetem te nxjerresh Berishen komunist te thjeshte!!!Pra ti e quan Berishen komunist te thjeshte,por harron se ai ka qene sekretar partie dhe kushdo qe ka nje moshe qe ka jetuar ate periudhe e di mire se çfare roli kishte sekretari i partise ne ate kohe dhe mos harro qe ishte doktor personal i diktatorit,post te cilin po te mos ishe njeri i besuar i partise nuk mund ta beje kurre,keshtuqe edhe braktisja qe i beri teseres se PPSHse ne vitet 90te nuk ishte se donte ndryshimin,perkundrazi u infiltrua nga R.Alia si komunist i besuar qe te merrte drejtimin e PDse,ne menyre qe pushteti te mbetej ne dore te komunistave dhe jo rastesisht ne PD aderuan llumi i komunistave,pra jo komunistat e thjeshte por ish spiunat dhe ish sigurimsat,prandaj dhe asnje i persekutuar i vertete nuk u vlersua me poste ministrore,perveç atyre burgaxhive gjoja te persekutuar por qe ne fakt ishin bashkepunetor te sigurimit,keshtuqe sado te mundohet Berisha te hiqet si i djathte ai ngelet nje i majte i ardhur nga shtresa te varfra pa asnje lloj trashgimie intelektuale ose pasurore dhe ngelet nje vemje komuniste qe per pushtet eshte gati ti veri flaken vendit pa iu dridhur syri ashtu siç beri ne 97ten…

      1. Mos je gjë nga soji i Gramoz Ruçit ti more socialist “i ndershëm” ?
        E kam shpjeguar kjartë pasi e kam përjetuar vetë periudhën e diktaturës komuniste.
        Ka pasur vërtetë të persekutuar që me dhunë çnjerëzore u detyruan të spiunonin vetëm nga tmeri i persekutimit të fëmijve të tyre, por fatkeqësisht nuk ishte vetëm kjo arsyeja se ata nuk arritën të viheshin në krye të lëvizjes demokratike.. Arsyeja tjetër ishte se ata nuk arritën të përfundojnë as shkollën e mesme se e kaluan jetën që në fëmini të internuar duke punuar si kafshë në bujqësi. Ka tani me shumicë në kryesinë e PD, intelektualë të rij që u shkolluan në universitetet më prestigjioze të perëndimit e që vijnë mga familje të persekutuar.
        Pa më gjej qoftë edhe një antar të kryesisë së PS që të ketë qenë i persekutuar në kohën e diktaturës enveriste ?
        Edhe ata pak “biznesmenë” me origjinë nga Veriu e që vinin nga familje të persekutuara, ju bashkuan PS së Ramës, vetëm sepse me te mund të bënin karrierë mafioze.
        Mandej përse gënjen me paturpësi kur thua se Bersha paskej qenë mjek personal i diktatorit ?
        E para e punës nuk ka mjekë në botë, që do të guxonin të mos ju jepnin ndihmën mjeksore, jo më ndonjë diktatori si Hoxha, por edhe kriminelëve ordinerë në qelitë e burgjeve, por është gënjeshtër thashethemnaja e përhapur nga ish sigurimi, se Berisha ka qenë mjek personal i Enver Hoxhës apo i ndonjë byroisti.
        Berisha ka qenë një kardiollog i shquar dhe sigurisht që edhe mund ti jetë kërkuar ndihmë mjeksore nga Kapot e diktaturës, por a nuk më thua more trim, a do të guxoje ti nëse do të ishe një mjek i rangut të Berishës që tja refuzoje ndihmën mjeksore qoftë edhe ndonjë bllokmeni “të thjeshtë” ? Jo vetëm që të ikte koka personalisht, por kishe dënuar me persekutim gjithë familjen e bile edhe farefisin.
        Në 97-tën vërtetë bëri gabim Berisha që i kujtoi firmat piramidale, si bulzat e para të bankave private, ama flakën Shqipërisë ja dha revanshizni enverist me njerëz të kallëpit tënd e bandat kriminale të skafistëve të trafikut të prostitucionit e të drogës..

        1. Ça thua mor se na mushe mendjen,po te protesta e studenteve kush e çoi Berishen,po thirrja qe ju beri protestuesve qe te brohorisnin per Ramiz Aline nga frika e sistemit e beri,po thirrjet ne çdo miting neper rrethe per te djegur e shkaterruar gjithçka se gjoja i kishte bere komunizmi pse i beri,po ish te burgosurit politike pse hyne ne greve urie dhe Berisha i nxorri me dhune duke krijuar edhe perplasjen e pare me Azem Hajdarin,i cili iu bashkua greves se urise te ish persekutuarve dhe me pas Hajdari mbajti ne parlament nje fjalim mjaft kritik ndaj Berishes fjalim qe u be shkak qe Berisha ta eleminonte ate qe me te vertete ishte pishtar i demokracise,sa per dijeni Berisha eshte nje antiShqiptar qe keto 30 vjet ka bere çmos qe Shqiperia te jete nje vend rrumpalle dhe problematik dhe sa te jete gjalle Berisha Shqiperia nuk do gjeje qetesi,kur te vdesi ky vampir do e kuptosh ti dhe shume te tjere se çfare te keqe i beri ketij kombi Ramiz Alia duke ia lene drejtimin e Shqiperise Sali Berishes…

          1. Saliu i ka fajet për të gjitha.
            Rroftë Enveri e Edveri e poshtë Saliu !

  6. BUSHAT RAPORTI OSBE ESHTE SHUME I SAKT POR NE TERREN ESHTE SHUME ME E RREZKSHME PO ISTALOHET MAFIA KOMUNISTE ME HAPA SHUME ME TE SHPEJT.
    PSH. NE BASHINE KAMEZ 8 KSHILLTAR TE RINJE FJALA JANE NIPERIT DHE MBESAT E KOMUNISTEVE TE VERTET . KETU FLASIM VETEM PER TE RINJET QE SA KANE BANKAT E SHKOLLAVE FJALA JANE TE LEMERISUR PAS KOMUNIZMIT SEPSE E DINE QE KOMUNIZME ESHTE SHPETIMTARI I BOTES NE FAKT 4 NGA KETA QE NJOH ISHTE SHPETIMTARE PER GJYSHERIT E TYRE NGA HIÇI U BENE KOMUNIST BRIGADJER KOPERATIVE PER 35-40 VITE DHE KETE QUAJNE SHPRETIM ATA-KETA SA KEQ PER KETE POPULL KETA TE RINJR KSHILLTAR BASHKIAK NUK KANE ASNJE KONTRIBUT NE PS MUA ME SHQETESO KUSHE I GJETI I ZBULOJ I FUTI NE LISTA CILA DORE PUNON PER KETE KLAS SA KANE MBARUAR SHKOLLEN KANE VAZHDUAR PUNEN SHE NJERSHE DHE KARRJEREN POLITIKE KUSH INTERESOHET PER KETE KLAS NJERZISH KJO ME SHQTESON DHE PO TI NJOHESH JANE NUL POR AMA NUL KETA TE RINJR DO I SHFRITEZOJNE ATA QE I KANE VENDOSUR QE NE FAKTE JO RAKIP SULI PO KUSH DOR MAGJIKE I GJEN KETA ……………………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *