• |
ide | kryesore

“Babalja”/ Zbardhet deklarata e Agron Xhafajt: Jam sulmuar për të dëmtuar imazhin e vëllait tim

Lajme, Të fundit



Në seancën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda në lidhje me çështjen “Babalja”, është lexuar edhe dëshmia e Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj, që bazuar në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike në vitin 2018, akuzohet të jetë përfshirë në veprimtarinë e trafikut të drogës.

Në dëshminë e dhënë, Xhafaj deklaron se akuzat ndaj tij kanë patur për qëllim të dëmtojnë imazhin e vëllait të tij, asokohe ministër I Brendshëm.

“Sulmet e deputetëve të PD janë për të dëmtuar imazhin e vëllait tim si Ministër i Brendshëm. Nga përmbajtja e bisedës audio mendoj se është Robert Veliu. Ai vinte rregullisht dhe pinte kafe te lokali im. I kam dhënë lekë borxh se luante bixhoz. S’ka qenë korrekt në kthimin e borxheve. Mund të kem folur me të por jo për gjërat që ai pretendon”, deklaron me shkrim Xhafaj.

Në seancën e sotme ka dëshmuar edhe sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi dhe prokurori Besim Hajdarmataj. Bardhi ka ngritur akuzën se procesi që po zhvillohet është i montuar politikisht.

Në një dalje për medait, Bardhi tha se qëllimi i këtij procesi “është që të intimidojë përfaqësuesit e opozitës që të mos denoncojnë personat e lidhur me krimin”. Bardhi po ashtu ngriti dyshime edhe për “hermetinë” informative nga ana e Prokurorisë mbi hapat që janë ndjekur për hetimin pasuror të Agron Xhafajt.

Ndërsa, Hajdarmataj ka rrëfyer njohjen e tij me Alfred Veliun, ose të ashtuquajturin “Dëshmitari X”. Prokurori ka pranuar ta ketë takuar Veliun një herë të vetme, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe më pas ka vënë në dijeni Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH).

 



3 Comments

  1. Po cfare imazhi do i demtohej vellait tend o monster .Imazhin e ka te dhjere ,prandaj e nise menjehere te bende burgun qe te mos i demtohej imazhi Ah felliqesira te ketij kombi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *