• |
ide | kryesore

Deschamps i detyruar të japë llogari: tekniku i Francës tregon pse zgjodhi Giroud në vend të Lacazette

Sport



Tekniku i Francës, Didier Deschamps, ka përzgjedhur lojtarët e tij për dy ndeshjet kualifikuese drejt Euro 2020, por kjo e ka vënë teknikun në presionin e polemikave. Sikur të mos mjaftonin dëmtimet e yjeve të skuadrës Mbappe, Pogba apo Kante, tekniku i Gjelave duhet të shpjegojë arsyen përse ka lënë jashtë preferencave të tij sulmuesin e Arsenal Alexandre Lacazette, duke thërritur në vend të tij Oliver Giroud.

Kritikëve Deschamps i është përgjigjur se lojtari i Chelsea është grumbulluar më shumë për shkak të performancave të tij të mëparshme me Kombëtaren, se për formën që po kalon tek londinezët. “Giroud është në një situatë të vështirë në klubin e tij, fatkeqësisht për të e për ne. Nuk është moment ideal, sidoqoftë me ne ai ka treguar gjithnjë nivel të mirë dhe statistikat e dëshmojnë”, ka deklaruar Deschamps. 50-vjecari ka bërë kështu mbrojtjen për preferencën e tij për një sulmues që ka bërë vetëm një ndeshje si titullar në këtë sezon me Blutë dhe nuk ka shënuar ende.

Media franceze nuk e pranon dot faktin që sulmuesi i tyre kryesor në kombëtare, sidomos pas dëmtimit të Mbappe, të jetë një që e ka humbur vendin në skuadër ndaj një të panjohuri si Tammy Abraham. Në anën tjetër presioni është mbi Deschamps që ka besuar përsëri tek Giroud, duke injoruar formën që po kalon Lacazette. Sulmuesi i Arsenal ka shënuar dy gola deri tani, duke impresionuar me performancat e tij konstante në 2019, që e lejuan të fitonte cmimin si lojtari më i mirë i Gunners sezonin e kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *