• |
ide | kryesore

Emre Can jashtë Champions, shpërthejnë polemikat: “Sarri nuk është treguar i sinqertë”

Sport



Përjashtimi i Emre Can (dhe Mandzukic) nga lista e Champions nga Juventus ka bërë të shpërthejë reagimi i ashpër i mesfushorit gjerman, ndaj të cilit janë preferuar Matuidi dhe Khedira. “Nuk di të jap asnjë shpjegim, kam marrë një telefonatë që zgjati më pak se një minutë nga Sarri” – ka zbuluar Emre Can, aktualisht i tërhequr me kombëtaren -. Është një zhgënjim i madh, jam i shokuar dhe i nxehur. Nëse do ta dija nuk do të kisha qëndruar, do të flas me shoqërinë”.

Ish-lojtari i Liverpool nuk e ka fshehur zhgënjimin për vendimin e marrë nga stafi teknik qoftë për mënyrën se si iu komunikua, dhe nuk përjashton vendime surprizë: “Dua të luaj në Champions, shoqëria javën e kaluar më kishte premtuar tjetër gjë. Kisha folur me skuadra të tjera dhe mund të kisha luajtur në Champions, Sarri nuk ka qenë i sinqertë me mua dhe nëse do ta dija më parë nuk do të qëndroja të Juventus. Tani do të nxjerr përfundimet e mia dhe do të flas me shoqërinë dhe agjentin tim”.

Merkato e futbollit është ende e hapur në Portugali, por skenari më i mundshëm është një lamtumirë e mesfushorit gjerman në dritaren e janarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *