• |
ide | kryesore

Eriksen ‘mbreti’ i parametrave zero në 2020: ja kush janë lojtarët në skadencë kontrate

Sport



Merkato sapo është mbyllur, por planifikimet e klubeve kanë bërë që vëmendja të shpërngulet menjëherë në 2020. Një sy drejt të ardhmes, e tjetri nga kontratat, sepse jo pak lojtarë të rëndësishëm të futbollit europiane do të shkojnë në skadencë lontrate qershorin e ardhshëm.

Christian Eriksen është me shumë mundësi më i kërkuari. Danezi 27 vjecar, 65 gola në 6 sezone me Tottenham pëlqehet nga Inter, Juventus, por edhe United e Real Madrid i Florentino Perez, që vjen nga një fushatë shitblerjesh prej 300 milionë euro. Ofertat për pagën e tij janë të gjitha superior ndaj 10 milionë euro, por për kampionin e Spurs do të flitet pas pak muajsh, edhe pse bardhezinjtë kanë nisur që në korrik punën për të bërë për vete danezin.

Në vëmendje është edhe Stefan Savic i Atletico Madrid. Mbrojtësi që në këtë sezon është bllokuar me insistim nga pronari i Colchoneros, Miguel Angel Gil, ka një vlerësim prej 50 milion euro e natyrisht që me parametër zero askush nuk do të ngurronte ti jepte një kontratë.

Me lojtarëve të tjerë në skadencë spikasin gjithashtu Cuadrado e Matuidi të Juventus, Mertens e Callejon të Napoli e Lucas Biglia i Milan, pa harruar pistën e nxehtë David Silva (Manchester City) e Mario Gotze (Borussia Dortmund).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *