• |
ide | kryesore

“Është si me një femër…”: Ben Arfa pa kontratë, se donte vetë

Sport



Zakonisht, kur një lojtar me kualitet të lartë mbetet pa kontratë, skuadrat vihen në radhë për të folur me agjentin e tij për ta siguruar, duke paguar (gati) asgjë. E nëse në fillim tratativat mund të jenë të komplikuara, në fund, lojtari e agjenti e zbusin sepse askujt nuk i pëlqen të rrezikojë të qendrojë pushim. Askujt përvec… Ben Arfa. Futbollisti, i mbetur pa kontratë, ka sqaruar se ka refuzuar shumë skuadra sepse asnjë nuk e ka tërhequr.

E megjithatë mund të ishte një goditje e madhe. Jo rastësisht për Hatem Ben Arfa u bë një ankand i vërtetë: vetëm në Itali u interesuan Fiorentina e Sampdoria, ndërsa në Francë mundësia e rikthimit tek Nice. Të gjithë morën të njëjtën përgjigje: jo. Shumë kanë pyetur përse nuk ka pranuar ofertat e ai … sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo, e shpjegon. E ka bërë me menyrën e tij, duke publikuar një story në Instagram.

“Asnjë project që mu prezantua nuk ishte tërheqës. Është si me një femër: nëse nuk të ndez, e lë të ikë“. Me pak fjalë, vështirë të jesh më i qartë se kaq. Ben Arfa nuk dëshiron të jetë “i fejuari” me dikë që nuk e njeh fare e që nuk ka, në sytë e tij, atë dicka plus. Është e vërtetë që në moshën 32 vjecare, të jesh një vit “single” mund ti krijojë problem, por ai nuk e ka… Si ndodh zakonisht, dëshirojmë atë që nuk mund ta kemi, ndaj dhe Ben Arfa, ndoshta prêt një thirrje nga ndonjë skuadër e vecantë…




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *