• |
ide | kryesore

Faturat elektronike/ Qeveria nuk sprapset, nis zbatimin e sistemit që u përfol si skemë mashtrimi

Lajme, Të fundit



Aksioni anti-informalitet i ndërmarrë me fanfarë nga qeveria këtë verë, gjatë të cilës me qindra biznese pësuan sanksione që varionin nga gjobitja e deri tek mbyllja e aktivitetit sipërmarrës, për arsye se ishin zënë “gafil” duke mos lëshuar qoftë një kupton të vetëm tatimor (kujto mbylljen e Kompleskit “Taiëan”), ishte në fakt një “ndezje motorrësh” për implimentimin e sistemit të faturave elektronike, të etiketuar si korruptiv nga eksponentë të opozitës joparlamentare.

Ministrja e Financave, Anila Denaj, në një dalje për mediat ditën e sotme, njoftoi vënien në funksion të sistemit të ri, që do të bëjë monitorimin e qarkullimit dhe faturën elektronike online. “Në këtë periudhë do të shohim kostot e aplikacionit. Kjo platformë  bëhet nga shumë kompani dhe fillimisht po shikohet mundësia që aplikacioni të testohet nga vetë ne. Elementi i dytë është ai i kostos dhe mbulimi me internet në ato zonë që janë cilësuar si ‘zona të bardha’”, u shpreh Denaj.

Më herët, kur u përhap lajmi i tenderit të këtij sistemi, prurje për Shqipërinë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ngriti hije dyshimi, duke vënë theksin tek kosto disafish më e lartë se çmimet e tregut për këtë lloj shërbimi. Në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Shehaj shkruante se tenderi në fjalë është organizuar përmes një gare fiktive ku morën pjesë 2 konkurrentë falsë, që u skualifikuan lehtësisht për të nxjerrë fitues një konsoricum mes kompanisë kroate “Neos doo” dhe kompanive shqiptare “Jehona Software Shpk” dhe “Datatech shpk”.

Më tej, Shehaj shpjegonte se kompania “Jehona Software Shpk” hyri në tënder për llogari të biznesmenit kroat Hrvoje Čabrajič, biznesmen kroat i akuzuar dhe i hetuar për mashtrime, ortak biznesi me vëllain e ish-kryeministrit kroat Zoran Milunoviç, i cili është këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa, tri muaj më pas, në dhjetor 2018, marrëveshja u bë publike dhe 100% e aksioneve të “Jehona Software” i kaluan “Primus Adriatic”, kompani e krijuar për këtë qëllim sipas Shehaj në dhjetor 2018 nga Hrvoje Čabrajič. Thënë këto, ish-deputeti bëri thirrje që Prokuroria shqiptare duhet të fillojë menjëherë hetimet për të zbuluar nëse paratë e tenderit do të në llogaritë e Ramës, jashtë vendit.

Ish-deputeti theksoi se pas implentimit të sistemit elektronik, çdo biznes në Shqipëri do të paguajë një kosto minimalisht nga 60-80 euro në vit për programin e detyrueshëm kompjuterik, në të cilin do regjistrojë çdo transaksion që kryen, shitje apo blerje.

Siç është bërë rrugë, pavarësisht këtyre akuzave të ngritura, qeveria nuk është sprapsur dhe po  përpiqer ta kamuflojë këtë risi si një projekt ekperimental, sipas motos: “me të parë, me të bërë”.

Në të njëtën linjë arsyetimi me Shehajn, edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi në lidhje me aksionin anti-informalitet, duke i mëshuar tezës se “dhuna e gjobave dhe e sekuestrimeve kundër sipërmarrjeve të vogla, bëhet për të grabitur paratë e tyre dhe për të financuar hajdutërinë dhe luksin e ‘Hajdutit Psiqik e klientëve të tij milionerë’”.

Po ashtu, sipas kryedemokratit, kjo fushatë u ndërrmor në kuadër të ngritjes së sistemit të faturave elektronike, nga e cila do të përfitojnë 10 milionë euro “mafia kroate dhe familjarët e kryeministrit Edi Rama”, nga shitja e përvitshme e programit te bizneset.

©Lapsi.al

 



1 Comment

  1. ”” QE U PERFOL SI SKEME KRIMINALE ”” …. po ju more zagaret e lapsit e perfolet te paret. Lexoni artikujt tuaj ku qe diten e pare qe u vendos per firmen kroate qe fitoi tenderin ju nxorret ne tregun mediatik gjithe asrenalin tuaj te shpifjeve . Me anal-iza , doli dokumenti, skandali , flitet se , thuhet se, sipas burimeve te sigurta … e dreqi e shejtani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *