• |
ide | kryesore

VIDEO / Humbet ndeshjen me Shqipërinë, por jo dasmën e vajzës së një tifozi

Sport



N’Golo Kanté nuk është vërtetë një lojtar si të tjerët. Pavarësisht trofeve, qoftë me Chelsea apo ekipin e Francës, pagës marramendëse apo presionit mediatik, mesfushori është ende aq i thjeshtë dhe njerëzor, ndryshe nga shumë prej kolegëve të tij që ndryshojnë sjellje sapo firmosin kontratën e parë profesionale. Ish-lojtari i Leicester sërish ka befasuar…

Frank Khalid, një biznesmen britanik dhe tifoz i madh i Chelsea, ftoi kampionin botëror në dasmën e vajzës së tij. Problem, Kanté duhej të fluturonte për t’u bashkuar me Blutë atë ditë. Në fillim, ndërkombëtari francez kishte refuzuar ftesën, por, në fund vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij … dhe të prezantohet në ngjarjen e lumtur, për kënaqësinë e të gjithë mysafirëve!

“Ishte vërtet e jashtëzakonshme të shihje N’Golo Kanté mes mysafirëve të mi në dasmën e vajzës time. Na duhej të kërkonim të paktën një milion selfie, dhe ai me mirësi iu përgjigj të gjithëve. Ishte vërtet i lumtur që erdhi”, tha Frank Khalid në Tëitter, përpara se të postonte më shumë video nga lojtari i Chelsea, ku shfqet duke uruar çiftin apo duke foto me dy vajza të vogla.

Kanté gjithashtu duhej të fliste për futboll … gjithmonë me pozitivitet. “E vendosa N’Golo në tryezën e miqve të mi në dasmën e vajzës time, por për fat të keq ata të gjithë mbështesnin klube të ndryshme, një për West Ham, një për Liverpool dhe një për Manchester United. Ata u përpoqën shumë ta bindnin të firmoste për ndonjë nga skudrat e tyre. Por mos u shqetësoni, tifozë të Chelsea, ai e do klubin tonë. Ai i do të gjithë!”, rrëfeu Frank Khalid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *