• |
ide | kryesore

Agresioni kulturor i Turqisë/ Si po shtrihet rrjeti i Erdoganit në Shqipëri

Arkiva, Kryesore



Një investigim i kryer nga agjencia informative “Birn” ka zbuluar se presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, po përpiqet të rrisë praninë dhe influencën turke në Shqipëri përmes sektorit të arsimit. Konkretisht, ndikimi strategjik i Turqisë merr trajtë përmes fondacionit “Maarif”, i krijuar në qershor të vitit 2016 nga parlamenti turk, si ofruesi i vetëm i mbështetjes zyrtare të arsimit jashtë vendit.

Nëpërmjet “Maarif” është arritur të blihen universitete, shkolla të mesme, madje edhe kopshte në Tiranë. “Maarif” është i pranishëm në 35 vende të botës me gjithsej 294 institucione arsimore, kryesisht në Azinë Jugore, Afrikë dhe në Evropën Juglindore.

Bazuar në hulumtimin e “Birn” nën drejtimin e gazetares Fatjona Mejdini, ky fondacion rezulton të jetë gjithashtu një armë në betejën e Erdoganit për të shkatërruar rrjetin mbarëbotëror të institucioneve arsimore të armikut të tij të përbetuar Fetullah Gulen, kleriku mysliman që jeton në SHBA, që sipas Ankarasë zyrtare qëndron pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi më 15 korrik të vitit 2016.

Lexo më tej:

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama – Erdogan?

Së fundmi, “Maarif” ka shtrirë ndikimin edhe në qytetin e Elbasanit, duke blerë një shkollë të mesme që pritet të hapë dyert për nxënësit në këtë vit shkollor. “Pas grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016, shkollat e lidhura me Gulen dhe turqit që punojnë për ta në të gjithë botën janë në një presion shumë të fortë, ndërsa është kjo koha kur ‘Maaarif’ nisi agresionin kulturor të Erdogan.”- shkruan “Birn”.

Agjencia ka marrë si rast shkollën private “Udha e shkronjave” në Tiranë, që në korrik të vitit 2018, lëshoi një deklaratë për shtyp ku denonconte atë që e quajti “agresion kulturor turk” përmes blerjes së shkollave shqipe.

Intervistë me Elif Shafak/ Unë e kryqëzuara e Stambollit

Në këtë deklaratë detajohej një takim midis drejtorit të shkollës, Artur Shkurti dhe shefit të përfaqësuesit të “Maarif” në Shqipëri, Fatih Cankurt, ku ky i fundit parashtroi dëshirën e fondacionit për të blerë shkollën. Prania e “Maarif”, shkruhet më tej në deklaratën e shkollës,  “thjesht zgjeron më tej praninë turke në jetën shqiptare. Ata e bëjnë shoqërinë shqiptare të përqafohet në problemet dhe interesat e Turqisë”.

“Maarif Albania” nuk e maskon besnikërinë politike ndaj regjimit në Turqi. Në faqen zyrtare në “Facebook”, janë të aksesueshme për një publik të gjerë një sërë postimesh, komentesh dhe pamjesh në lidhje me puçin e dështuar të vitit 2016, shoqëruar me deklaratat e ambasadorit turk në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük, që dënojnë Gulen-in, i cili nga ana tjetër ka mohuar kategorikisht përfshirjen në këtë ngjarje.



8 Comments

  1. Agresioni kulturor i turqise ka fillu qe me hapjen e kolegjeve turke e me bombardimin ne cdo cep te vendit me xhamia ketu e 20 vjet perpara

    1. Agresionit kulturor iu bashkengjit agresioni ekonomik, me banka turke, kompani turke ku punesohen kolegjistet

  2. Ka ble biznese qe bashkepunojne me universitetet dhe ndihmone ramen te pastroje lek. Dhe na provokojne pse nuk dilni ne proteste.

  3. Respekte si gazete per ndjerrjen ne drite te hajduteri-makuterise se Rames me shok por ne rastin e Turqise mund te kete dicka ndryshe. Ndihmat e panumerta sipsh 100 nderhyre te renda ne spitalet e Turqise per shtetasit shqiptare investimet ne kopshte cerdhe spitale rruge dhe shume te tjera flasin per nje miqesi, dashamiresi dhe perkrahje pa rezerva te Turqise. Te te vrase syte memoriale para kullave qe mbijne cdo dite si kerpudha nuk i shkon nje mendjeje te shendoshe. Flas per qasjen e popullit turk kashi shqipetareve duke injoruar qeverite qe vijne e shkojne atje. Miniumumi nje mirnjohje nga ana jone do ishte dinjitoze.

  4. Shkrimi si cdo shkrim i lapsit aspak normal. Se per dinjitoz nuk behet fjale. Sa per nr e xhamive koha e enveri futeni ne koke ka perfunduar. Respektoni faktin qe 70% e shqiptareve jane besimit islam. % qe po rritet dhe do rritet edhe me pavarsisht faktit qe ne emer pe te qenit i pabesim pra i pafe flitet per sende qe me islamin nuk kane lidhje. Mesohuni te respektoni hapsirat qe nuk ju takojne . Se keshtu keni zgjedh. E ky eshte problemi juaj.

  5. Agresion kulturor? Mendoj se nocioni kulture ketu ne kete vend ka kohe qe ka humbur duke mare me vehte arsim trashegimi dhe cfare i ka dale kaosit total politik ekonomik edukativ arsimor shendetsor qytetar…… perpara. Ama pas ka lene kafe plot pabe e restorante plot kulla e kulla e te pastrehe e skamje plot. Nuk kam simpati per erdogan si per per asnje udheheqes ne bote kudo jane. Por kam simpati te vecante dhe mirnjohje per kedo qe nderton dicka cfaredo qofte sado e vogel qofte. Ama me pasterti dhe jo me harram. Me te pisten dhe te ndaluaren se kurkush nuk ka hajer prej saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *