• |
ide | kryesore

“Ishte një b..e” Owen sulmon egër Capello: “Një nga trajnerët më të këqinj të Anglisë”

Sport



Fabio Capello është një nga trajnerët më të respektuar e më të sukseshëm në botën e futbollit, por ka nga ata që e mendojnë edhe ndryshe. E sidomos kur bëhet fjalë për një Top të Artë, ndoshta opinioni nuk është kaq i parëndësishëm: nga faqet e autobiografisë së tij, “Reboot”, Michael Owen kryen një sulm të fortë kundër Fabio Capello, trajner i Anglisë nga 2008 në 2012. “Jo vetëm më bëri të mbyll karrierën në Kombëtare pa asnjë shpjegim, por ishte një nga trajnerët më të këqinj të Anglisë i të gjitha kohërave – akuzon ish Wonder Boy -. Sipas meje ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme për karrierën time e futbollit anglez në përgjithësi. Më e keqja është se e kanë paguar aq shumë për ta bërë”.

Janë fjalë të ashpra e plot mllef ato të shkruara nga ish-Topi i Artë kundër teknikut italian. “Fabio Capello i dha fund karrierës sime me Kombëtaren, por jo për këtë mendoj se ishte një b**e – shkruhet në libër – . Në mbledhjen e parë vura re se ishte shumë i egër për sa i përket ushqimit e që nuk fliste asnjë fjalë anglisht. E ne shihnim njëri tjetrin dhe thoshim ‘si do ia bëjë ky tipi të na shpjegojë ndonjë gjë?’. Duke e menduar, zgjedhja për ti dhënë pankinën dikujt që nuk fliste anglisht ishte absurde, nuk e di cfarë kanë menduar ata të FA. Për dy ndeshjet e para u ula në pankinë, pasi isha titullar për vite. E mendova ‘këtu gjërat nuk shkojnë mirë’”.

Edhe David Beckham ka përfunduar në shënjestër të ish-shokut të Kombëtares, që kujton kartonin e kuq të ish-lojtarit të Manchester United kundër Argjentinës në Kupën e Botës në 1998. “Ishte një sjellje fëmijënore dhe e kotë. Njerëzit do thonë se ishte vetëm një gabim, por ndjesia ime është se nëse do të fitosh Botërorin, nuk mund ti lejosh vetes të gabosh – shpjegoi Owen -. Nëse do ta mundnim Argjentinën me 11 lojtarë? Nuk do ta mësojmë kurrë, por po luanim shumë mirë në atë moment. Do të gënjeja nëse nuk do të thosha se David atë ditë i zhgënjeu të gjithë lojtarët e skuadrës, e unë edhe tani ndjen keqardhje për atë moment”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *