• |
ide | kryesore

Konflikti me armë në spitalin e Fierit, të arrestuarit dalin para trupit gjykues

Lajme, Të fundit



Ka nisur në Gjykatën e Fierit seanca për pesë të arrestuarit e konfliktit në mbrëmjen e së shtunës në Levan, që u përshkallëzua në përdorimin e armëve brenda ambienteve të spitalit rajonal të Fierit.

Në seancë pritet të jenë të pranishëm katër prej të arrestuarëve: Aldo Zhapaj, Emiglent Kararaj, Daniel Braçe dhe Gazment Braçe, të cilët do të njihen me masën e sigurisë. Ndërsa, për të arrestuarin e mbetur, Aleksandër Zhapaj, masa e sigurisë do të jepet në mungesë, pasi ndodhet për ndihmë mjekësore në Tiranë.

Seanca që po zhvillohet me dyer të mbyllura, kryesohet nga gjyqtari Piro Sota.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *