• |
ide | kryesore

Kriza politike/ Drejtori i DASH apel qeverisë: Bashkëpunimi i opozitës, përgjegjësi e juaja

Lajme, Të fundit



Është përgjegjësi e qeverisë që dora e shtrirë për opozitën të mundësojë tërheqjen e saj në realizimin e reformës zgjedhore.” Kështu është shprehur drejtori për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, David Konstelancik, në takimin që zhvilloi pak para mesditës me kryeparlamentarin, Gramoz Ruçi.

Gjatë bisedimit, zyrtari amerikan përsëriti mbështjetjen e SHBA-vë në zbatimin e reformës në drejtësi, që është bërë e qartë në postimet e herëpashershme të ambasadës amerikane në vend, të karakterizuara nga arti i skicimit. “Institucionet e reja të sistemit do tu shërbejnë qytetarëve sot e në të ardhmen dhe do të mundësojnë që shqiptarët të jetojnë në paqe e mirëqenie. Vettingu është mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështetet fort nga ShBA.”, vuri në dukje Kastelancik.

Megjithatë, sikurse heshtja e përfaqësisë diplomatike amerikane në Tiranë, Konstelancik nuk citohet të ketë thënë ndonjëj fjalë për mungesën e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese, që e ka shpënë vendin drejt një krizë të thellë institucionale.

Konstelancik, gjendet në Shqipëri për të zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarët e lartë të vendit, ku në fokus të diskutimeve do të jetë kriza politike.

Kryerja e reformës zgjedhore brenda vitit do të mundësoje edhe një presidencë shqiptare të

Në orën 14:00, Konstelancik do t’i drejtohet selisë blu për të takuar kryedemokratin Lulzim Basha, që do të pasohet nga takimi i parashikuar për në orën 15:30 me kryeraren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Konstelancik pritet që t’u përcjellë një mesazh të qartë drejtuesve të opozitës për uljen në tryezën e dialogut, me qëllim kapërcimin e krizës politike, që potencialisht do të ndikojë edhe në vendimin për hapjen e negociatave që pritet të komunikohet në tetor.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *