• |
ide | kryesore

Kriza politike/ Drejtori i ri i Ballkanit në DASH agjendë të ngjeshur takimesh me zyrtarët në Tiranë

Lajme, Të fundit



Drejtori për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, David Konstelancik, gjendet në Shqipëri për të zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarët e lartë të vendit, ku në fokus të diskutimeve do të jetë kriza politike.

Agjenda e Konstelancik konsiston në takime me liderët kryesorë të partive politike. Ndërsa, mësohet se në orën 11:00 të ditë ssë sotme, zyrtari amerikan do të zhvillojë një takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin.

Më tej, në orën 14:00, Konstelancik do t’i drejtohet selisë blu për të takuar kryedemokratin Lulzim Basha, që do të pasohet nga takimi i parashikuar për në orën 15:30 me kryeraren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Konstelancik pritet që t’u përcjellë një mesazh të qartë drejtuesve të opozitës për uljen në tryezën e dialogut, me qëllim kapërcimin e krizës politike, që potencialsiht do të ndikojë edhe në vendimin për hapjen e negociatave që pritet të komunikohet në tetor.



2 Comments

  1. Te shofim si do e justifikoi shalengjituri zbythjen e radhes dhe uljen ne dialog pa kushte,Basha je deshtak i lindur….

  2. Rrnofte Amerika!Sot do ti kerkohet Bashes distancim nga qoftelargu,agjenti i UDBse,plaku vampir Berisha,ne menyre qe ti hapet rruge arrestimit sa me te shpejte te Berishes dhe me pas Metes e keshtu me radhe,drejtesia vonon por nuk harron…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *