• |
ide | kryesore

Kriza politike, zyrtari amerikan i shkon Ramës në zyrë

Lajme, Të fundit



Zyrtari i DASH, David Kostelancik, po qëndron për një vizitë në vendin tonë për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Rreth orë 17:00 Kostelancik iu drejtua zyrës së kryeministrit Edi Rama, për të përmbyllur takimet e sotme. Në qendër të diskutimeve është kriza politike në vend.

Më herët gjatë ditës zyrtari i lartë amerikan zhvilloi takime me drejtuesit e opozitës, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi.

Me nisjen e shtatorit ka një angazhim të shtuar ndërkombëtar për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri.

 



2 Comments

  1. Mathew Palmer :

    Palmer punonte si këshilltar politik në Ambasadën e Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Beograd.

    Palmer ishte takuar me Danica Damjanovic në Beograd, e më pas edhe është martuar me të.

    “ E kam takuar gruan time Danica, ish-Damjanovic në Beograd disa vite më herët. Edhe pse Danica ka lindur në Beograd, familja Damjanoviq i ka rrënjët në Mal të Zi. Ne kemi nëj shtëpi në ‘Dobri Voda’ , ku e kalojmë shumicën e kohës gjatë verës”, kishte thënë Palmer në vitin 2014 i pyetur nga ‘Vjesti’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *