• |
ide | kryesore

Kush është gruaja serbe që qëndron pas Matthew Palmer

Arkiva, Kryesore



I sapo emëruar i dërguar special i SHBA’së në Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, është bërë lajm si shkak i origjinës së së bashkëshortes së tij. Dhe si në shumë raste shkak për të hapur këtë histori familjare është bërë ministri i jashtëm serb, hokatari, Ivica Daçiq. Ai ka qenë përkrah Palmer gjatë një takimi të shefave të diplomacisë ballkanike në Bled të Sllovenisë ku i është drejtuar zyrtarit të lartë amerikan me shprehjen e njohur në këtë anë: “ne themi jam nga fshati i gruas”. “Kur bëhet fjalë për Matthew, ne e njohim njëri-tjetrin për shumë vite dhe nuk pres asgjë nga ai, por shumë nga gruaja e tij, e cila ka prejardhje nga ky rajon”, deklaroi Daçiç, teksa ky deklarim i tij shkaktoi të qeshura te të pranishmit në sallë.

Kaq është dashur dhe mediat e Beogradit kanë filluar të tregojnë historinë e dahsurisë së Palmer dhe Danicës që ka lindur në këtë qytet. Dikur diplomati amerikan ka punuar në ambasadën e vendit të tij në Serbi. Aty e ka njohur edhe Danica Damjanovic me të cilën është martuar më pas. Mediat serbe kanë rikujtuar intervista që palmer ka dhënë kohë më parë për shtypn e këtij vendi.

“ E kam takuar gruan time Danica, ish-Damjanovic në Beograd disa vite më herët. Edhe pse Danica ka lindur në Beorad, familja Damjanoviq i ka rrënjët në Mal të Zi. Ne kemi një shtëpi në ‘Dobri Voda’, ku  kalojmë shumicën e kohës gjatë verës”, kishte thënë Palmer në vitin 2014 i pyetur nga ‘Vjesti’.

Danica Palmer, që përpos serbo kroatishtes flet edhe spanjisht është diplomuar në Universitetin e Beogradit për mjeksi, profesion të cilin e ushtron prej 20 viteshmë shumë se 20 vjet.

Ky fakt në fakt përflitej edhe më parë në mjediset politike shqiptare. Të gjithë politikanët tanë, të cilëve nuk iu shkonin për shtat qëndrimet e diplomatit amerikan përmendin si faktor të tyre qëndrimet e bashkëshortes së vet. Ato u shtuan edhe më sumë kur ai u caktua emisar i SHBA për Ballkanin duke nxitur paranojnë se aim und të çojë përpara planin serb të Vuçiçit për ndarjen e Kosovës. Madje në Tiranë ka edhe nga ata që e shohin përkrahjen që Palmer i dha Ramës duke e lidhur atë me me qenjen e kryeministrit shqiptar pjesë e prokejtit për ndryshimin e kufijve. Sipas kësaj teorie konspirative, burri amerikan i një slaveje mbështet Ramën në pushtet në Shqipëri, që të ketë në Tiranë një aleat që do të shpjerë përpara planin e tij pro Beogradit.

©Lapsi.al



11 Comments

  1. Hahaha sa qesharake jeni bere o Bushat dhe Shullak,ky lloj shkrimi eshte ofendim per çdo njeri me IQ normale,vetem komentuesi me pseudonimin “ari”mund te impresionohet nga ky shkrim,per kujtim edhe gruaja e Skenderbeut ishte Serbe,por kjo nuk e ndryshon te qenit e Skenderbeut heroi jone kombetar,pastaj ka faj Rama qe ju quan kazan…!

  2. Nuk besoj te kete lajm me idiot ne bote se ky duke filluar qe nga gabimet e drejtshkrimit dhe deri ne llogjiken e ndertimit.

  3. Administrata e tramp do qe ta shkepus serbine nga rusia duke ndertuar nje nder bazat me te medha ushtatake ne europe. Si kembim do i ofroj Serbise partneritet te ngusht ekonomik e ushtarak, sikurse dhe investime te medha. Per me e renda per ne eshte, se serbet do pranojn partneritetin me shba vetem nese i plotesohet oreksi per aneksim e veriut te kosoves, ky eshte nje nga versionet. Ndersa versioni tjeter eshte qe e gjithe kosova te jete serish, nje republike e kamufluar serbe, njesoj sikurse pritet te ndodhe edhe me bosnjen. Plani per versionin e dyte eshte shume me i nderlikuar dhe histori e gjate per tu shpjeguar. Keshtu qe ne shqiptarve na rrofshim folklorizmat, se serbet ka punuar fort per kete dite!

  4. Po si nuk doli nje amerikan qe ti pelqeje Pd-se.Keni filluar si ne kohen e xhaxhit Enver duke bere biografine e te tjereve, turp,tani po beni dhe biografine e diplomateve amerikaneve,mortja si nuk ju merr

  5. pirdh, pirdh se lirohesh. po ca kujtoni ju se Palmer ka axhend personale, apo do ndjek axhenden e gruas? kujtoni ju se amerikanet jan si keta tanet qe sillen me karrigen sikur ta ken trasheguar nga baba?

  6. Nuk me shqeteson shume se ke ka per grua nje nenpunes i SHBA. Jane shqiptaret qe do vendosin per fatin e tyre. Mikun e respektojme por nuk e lejme te behet zot shtepie!

  7. Nuk me shqeteson shume se ke ka per grua nje nenpunes i SHBA. Jane shqiptaret qe do vendosin per fatin e tyre. Mikun e respektojme por nuk e lejme te behet zot shtepie!

  8. Ne fakt dyshime lindin kur palmer bytha zevebdeson gjykaten kushretuese ne shqiperi kur interpreton sipas eames 30 qershorin.

    Qendrimi me pro rames do ishte heshtja per 30 qershorin ndersa palmer doli haptazi ne perkrahje te tij.

    Qendrimi ne serbi dhe nusja e tij jane elemente te pafavorshem per ne.

    Zakonisht ne ambasada vendosin njerez pro vendit ne menyre qe te jene me te afert me qeverine lokale te kuptojne botekuptimin dhe te jene ndermjetes te suksseshme. Pervec kritereve qe duhet to plotesojne si nenpunes .

    Palmer eshte nje peshe e dobet.
    Administrata e trump vazhdon planin e saj per mos perfshirje dhe mosinteresim ne ballkan. Duke lene hapesira dhe pasiguri per kundershtaret tane. Ne fakt kubdershtsret tane jane ne pushtet dhe te plotfuqishem. Rama dhe rilindja jane aleati me i mire i vucic putin dhe te gjithe armiqve te shqiptareve apo dhe haleve spekulante si soros etj

  9. te verteten e percaktoj dhe krijoj ai ,bashke me te drejten dhe kuk ka fuqi as teknologji njerzore te rrenoj apo zhduk ate se bashk me te me par zhduk veten si njeri apo grup njerzor,mundet qe vonon por nuk humb,e rendesishme per ne shqiptaret eshte te kundershtojme ne unitet padrejtesit ndaj nesh dhe te kerkojm te drejtat tona,te qendrojme Brenda natyralitetit dhe te drejtat njerzore ,kjo eshte mburoja dhe kurthi kunder cdo tirani qe kerkon te na demtojne

  10. O shkullak pse nuk flet per dhendrin salih me grua serbe prej 40 vjetesh me vjehrre milicen,germo pak per kete dhender dhe do kuptosh kush eshte me shume serb salihu apo palmeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *