• |
ide | kryesore

Aksioni opozitar dhe protestat, Kryemadhi takim me Bashën

Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, ka mbërritur para pak minutash në selinë blu, ku do të zhvillojë një takim me kreun e Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha.

Në këtë takim mes drejtuesve më të rëndësishëm të opozitës së bashkuar joparlamentare, pritet të diskutohet mbi ecurinë e aksionit të përbashkët dhe për mundësitë e zgjidhjes së krizës institucionale që ka përfshirë prej kohësh vendin.

Ky takim vjen një ditë pasi u mësua se PD-ja ka përgatitur një raport mbi zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit, që do t’ia paraqesë partnerëve ndërkombëtarë. Sipas informacioneve paraprake, në këtë raport, selia blu ka dokumentuar në mënyrë të detajuar shkeljet dhe paligjshmëritë në zgjedhjeve vendore, shoqëruar me prova konkrete që implikojnë Partinë Socialiste.

Mësohet se raporti i përpiluar nga demokratët i është dorëzuar fillimisht misionit ndërkombëtar të vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it.

Ndërkohë, ditën e nesërme, kryedemokrati pritet të takojë aleatët e PD-së: Agron Dukën e Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Vangjel Dulen e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)-së, Dashamir Shehun e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Nard Ndokën e Partisë Demokristiane (PDK) dhe Fatmir Mediun e Partisë Republikane (PR).



2 Comments

  1. Le ta dine te gjithe:
    O shkrumb e hi Shqiperia dhe vdekje e te gjith shqiptareve,o as edhe nji dite me qeverisje me komunistet,socialistet sorosianet ,rilindasit e sektit,kodoshet e kodoshet qe i mbajne, i mbeshtesin keto bisha pa zot!
    S,ka paqe ne Shqiperi pa heq qafe kete perbindesh sllavo-komunist-otoman-neonazist fashist!
    Po kaq fajtore edhe ata qe u ushqyen me corben e ketij perbindshi!
    Le ta marre vesh mire Amerika e gjelles se sorosit Europa komuniste-neonaziste ;se shqipetaret nuk pranojne me as nje dite kete klike dhe gjith ata qe e mbajten, i sherbyen ketij perbindshi.
    Nese te parin SPAKU nuk merr kryekriminelin bastard Edi Rama -po ju them:
    – Merreni ato fonde te qelbura se duam ta bejme vete drejtesine mbi kete vend aq shume i perdhosur nga te vetet e lakejt e botes!
    Merrini e kthehuni pas te gjithe ju qe luani me ligjet e demokracise neper vendet tuaja duke na sjelle ne ne pjate
    si te parapergaditur,antidemokracine , kur kemi 80 vjet qe renkojme nen komunismin gjakpires te shtire, e pa Zot!
    Le te varrosen nje here e mire me gjith katovicen e Ramiz Alise dhe le te mblidhen si kulqedrat perballe eshtrave te Enver e Ramiz mavise.Shporruni ,cinike gjakatare ,njehere e pergjithmone ! Edhe toka ku keni eshtrat renkon edhe ajri qe keni thithur deri tani renkon.
    Jo me te na qeverisni as ne nivel specialistesh.
    Kudo ku shkoni,jetoni e frymoni sillni vec shkreti ju lajkatare ,mashtrues te paqipe injorante!
    Nuk ju duam asnje sekonde me as ju as atyre qe ju mbeshtesin ju.Hipokrite!Vrases me fasada veshur ! Kriminele te regjur!

    1. Pershendetje,
      Kjo do te thot qe asnje fonksioner, pjestar i qeveris, pjestar parite te mos jet me i moshuar se 25 vite oser deri 30.. cfar do benit me gjeneratat me te moshuar ?? cili eshte lideri i persosur dhe demokrat (me veper e fjale) qe eshte diku 25 vjeq qe mund ta bej kete, dhe ke e ka mbrapa ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *