• |
ide | kryesore

Lirohet një nga të arrestuarit për vrasjen e Jurgen Kurtit

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit ka liruar këtë të mërkurë për mungesë provash Olsi Qalliajn, i arrestuar pak kohë më parë si i dyshuar për vrasjen e Jurgen Kurtit në datën 18 mars të këtij viti. Apeli ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”. Olsi Qalliaj është arrestuar nga Policia e Tiranës së bashku me Elsi Levendin dhe Alesio Berberin, të cilët dyshoheshin si të përfshirë në ekzekutimin e Jurgen Kurtit.

Vrasja e Jurgen Kurtit u krye në datën 18 Mars në rrugën “Zef Jubani” në kryeqytet, poshtë pallatit ku 26-vjeçari jetonte së bashku më të ëmën e tij. Kurti ishte një person i njohur për mediat dhe policinë, pasi ai kishte qenë i përfshirë më herët në vrasjen e të atit dhe të Agim Arapit në qytetin e Durrësit. Për të dyja këto ngjarje ai ishte shpallur i pafajshëm nga ana e Gjykatës. Disa ditë pas vrasjes u shpall në kërkim dhe djali i Agim Arapit, por ai i mohoi akuzat që të kishte gisht në këtë ngjarje, duke sqaruar se nuk kishte ardhur në Shqipëri që prej muajit Janar të këtij viti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *