• |
ide | kryesore

OSBE: Mospublikimi i dekretit të Metës që anuloi zgjedhjet, në kundërshtim me ligjin

Lajme, Të fundit



Në raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR theksohet situata e renduar politike përpara 30 qershorit. Aty flitet se si Presidenti i vendit anuloi datën e zgjedhjeve, por ky dekret nuk u publikua në Fletoren Zyrtare nga qeveria.

“Presidenti i Republikës anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit nisur nga nevoja për të garantuar sigurinë publike dhe përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizimin politik. Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerr nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji” – thuhet në raportin e OSBE-ODIHR.

“PD, LSI dhe partitë e tjera opozitare, dorëzuan mandatet e tyre parlamentare në Shkurt 2019, pasi Parlamenti votoi kundër iniciativës së tyre për vettingun e politikanëve. Protesta të vazhdueshme në Tiranë, të drejtuara nga PD, u zhvilluan duke filluar nga Shkurti dhe shpesh u shoqëruan me dhunë drejtuar institucioneve shtetërore, përfshirë zyrën e Kryeministrit” – shkruan OSBE-ODIHR.

“Kriza politike u intensifikua me afrimin e ditës së zgjedhjeve. Shumë aktorë të interesuar vendase dhe partnerë ndërkombëtarë në Shqipëri bënë thirrje për dialog për të zgjidhur krizën politike, por partitë politike treguan në përgjithësi pak vullnet për t’u angazhuar në një bashkëpunim konstruktiv.

Ky antagonizëm ishte tregues i mungesës së përgjegjësisë së përbashkët ndaj integritetit të procesit zgjedhor që duhet të tejkalonte ndasitë partiake, dhe, rrjedhimisht, ndikoi negativisht në të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje”- thotë OSBE – ODIHR në raportin përfundimtar të zgjedhjeve të 30 qershorit.



1 Comment

  1. Moj kucke OSBE
    Ne Raport perfundimtar veren:

    Mospublikimi i dekretit të Metës që anuloi zgjedhjet, eshte në kundërshtim me ligjin.

    NE KUNDERSHIM ME LIGJIN DO TE THOTE:

    QELBESIRA TE SHKOJE NE BURG.

    Qytetari I thjeshte kur shkel ligjin
    Shkon ne Burg kurse Qelbesira kur shkel ligji ben takime me ty moj kucke OSBE.

    Na bere per te vjelle.
    Qelbesira ka sezonin e Koncesioneve, dhe NUK I kercet per Ligjin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *