• |
ide | kryesore

Princ Harry i del në mbrojtje publikisht Meghan

Paparazzi, Slider



Princi Harry dhe Meghan Markle vendosën që për një nga udhëtimet e tyre të përdornin një avion privat. Kaq mjaftoi që të sulmoheshin gjerë e gjatë në rrjet për gjithë dëmin që po i shkaktonin natyrës tekat e tyre prej të pasurish. Dhe pas javëve të tëra kritika, Princi Harry më në fund vendosi të japë një përgjigje.

“Unë shpenzoj 99 përqind të jetës sime duke udhëtuar me fluturime komerciale. Me raste, duhet të ketë një mundësi bazuar në një rrethanë unike, që të sigurohem që familja ime është e sigurtë. Të gjithë ne mund të bëjmë më mirë ndërkohë që askush nuk është perfekt. Të gjithë kemi një përgjegjësi për ndikimin tonë individual. Pyetja është çfarë bëjmë ne për ta balancuar.”- është shprehur ai gjatë një fjalimi në Amsterdam, teksa promovonte një iniciatëve për udhëtimet e qëndrueshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *