Qatar 2022, Botërori i 22 i futbollit, ka tashmë logon zyrtare, e cila i është prezantuar botës. Grafika e logos është një dizajn që përfshin të gjithë botën, përfshin element të botës arabe, por edhe ato që I takojnë sportit sipas traditës.
Entuziazëm i madh në Doha, kryeqyteti i Qatar, ku imazhi është projektuar njëkohësisht në të gjitha ndërtesat kryesore të vendit, mes të cilave Kulla e Dohas, amfiteatri i Katara e porti antik tregëtar i Al Zubarah, trashëgimi e Unesco. E kanë qenë disa kryeqytete të botës që kanë dashuri ti bashkohen eventit, duke projektuar logon në vendet më të rëndësishme.
Përvec zemrës që vihet re në grafikën e logos, kthesat e valëzuara përfaqësojnë dunat e shkretëtirës e shkojnë të formojnë një 8, si thirrje për tetë stadiumet e kompeticionit, gjithashtu symbol i infinitit, duke treguar edhe natyrën e vetë turneut.