• |
ide | kryesore

Qesharake/ Teatri i Prokurorisë me gjurmët e gishtave të Kajmakut

Arkiva, Kryesore

Shteti shqiptar ka pasur një traditë: institucionet e “pavarura” që i shërbenin pushtetit, zakonisht i kryenin në heshtje krimet e tyre. Por, në kohën e rilindjes edhe ky zakon është përmbysur, ato e shpallin me zë të lartë mëkatin si meritë. Kështu ka ndodhur edhe njëherë me Prokurorinë e Përgjithshme të drejtuar nga Arta Marku. Ajo nuk nguron të lëshojë në publik idiotësi të pakapërdishme për të mbrojtur kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.

Lexo më tej:

Poshtërimi i Rilindjes/ Servir jo vetëm kriminelë, por mbi të gjitha idiotë

Ashtu siç u vonua me rastin e zbardhjes së përgjimeve të dosjesve, që dëshmonin vjedhjen e zgjedhjeve në Durrës dhe Dibër, ashtu sikurse e mori “të ngjirur” mostrën e zërit të Agron Xhafajt dhe e la atë të ikë drejt Italisë, po me të njëjtën mënyrë, prokuroria po përdor truke qesharake për të mos marrë shenjat e gishtave të kryebashkiakut të pastër si kajmak.

Ndonëse vetë socialistët dhe mediat pranë tyre kanë deklaruar që para dy javësh se Kajmaku do t’i dorëzonte menjëherë shenjat e gishtave për të bërë verifikimet, nëse ka qenë më parë i arrestuar në Greqi për fallcifikim kartëmondedhash apo jo, kjo gjë ende nuk ka ndodhur. Por më interesanti është justifikimi i institucionit të akuzës për këtë që ka ndodhur: Posta paskësh ngatërruar adresën e Agim Kajmakut.

LAJM I FUNDIT/ Hetimet për Agim Kajmakun, Prokuroria zbulon detaje nga hetimet

“I është kërkuar shtetasit Agim Kajmaku të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore dhe këtij të fundit të përcjellë gjurmët daktiloskopike pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe ende nuk është administruar një përgjigje në lidhje me këtë kërkesë. Sipas verifikimeve në sekretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se shërbimi postar (Drejtoria e Përgjithshme e Postave) ka ngatërruar adresën e subjektit Agim Kajmaku dhe ende nuk e ka dorëzuar shkresën”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Natyrisht në një shtet ku tepsinë edhe të qeverisë edhe të bashkisë së Vorës edhe të Postës edhe të Prokurorisë e ka rilindja, një justifikim i tillë është i kollajshëm të gjendet. Por ironia qëndron në faktin se Prokuroria nuk ka pikë skrupulli për ta shpallur këtë alibi dhe për t’ia përcjellë atë me seriozitet publikut.

©Lapsi.al

9 Comments

  1. Ljam koti..

    Ne deklarate , me poshte , pasi shkruhet qe posta kishte adrese te gabuar… shkruahet. …

    ””’ Më datë 29.08.2019 gjurmët daktiloskopike i janë përcjellë për krahasim (në vijim të kërkesës së parë) Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar (INTERPOL), pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.””’

    dhe thuhet shprehimisht ‘ ne vijim te kerkeses se pare’… Pra Kajmaku paska shkuar ne prokurori per te dhene shenjat e gishtave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu